Dhuna, tifozët gurë ndaj arbitrit anësor në Cërrik
CËRRIK- Pas Shkumbini-Flamurtari, tensioni ka zbritur sot edhe në Kategorinë e Dytë, ku ndeshja mes Turbinës dhe Partizanit është shoqëruar me incidente të shumta. Takimi ishte 2-1 për të kuqtë, kur tifozët vendas kanë nisur të qëllojnë me gurë, duke goditur në kokë arbitrin anësor Potomi. Një situatë e tillë bëri që ndeshja të ndërpritej për 10 minuta, ndërsa policia ka ndërhyrë për të mbajtur nën kontroll situatën.
Gjyqtari ka pësuar dëmtime në kokë, megjithatë takimi rinisi sërish, pasi gjendja u qetësua. Në fund, Partizani arriti të fitonte 2-1, duke bërë një hap të sigurt drejt ngjitjes në Kategorinë e Parë. Kjo ishte ngjarja e dytë e rëndë radhazi në futbollin shqiptar, pas asaj të ndeshjes Shkumbini-Flamurtari, ku deputeti i Peqinit Dashnor Sula qëlloi me armë në stadium.
(el.me/A.Latifi/BalkanWeb)