E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trepça ankohet në Komitetin Ekzekutiv

Pasi nuk gjeti mbështetje te Komisioni i Garave dhe ai i Shkallës së Dytë, skuadra e Trepçës ka vendosur të ankohet edhe në Komitetin Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).

Drejtuesit e ‘xehetarëve’ pretendojnë se dy komisionet e lartpërmendura pa të drejtë e kanë regjistruar me rezultat zyrtar 3:0 ndeshjen ndërmjet Trepçës dhe Vëllaznimit në të mirë të gjakovarëve.

“Kërkojmë nga Komiteti Ekzekutiv që të bëjë interpretim të drejtë të rregullores dhe ndeshjen ta regjistrojë me rezultat të arritur në terren në mënyrë sportive, pa asnjë presion tjetër”, thuhet në ankesën e Trepçës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›