Shkodra mbulohet nga tymi toksik i mbeturinave
Ndërsa Shkodra proteston kundër ndërtimit të centralit bërthamor, një tjetër shqetësim me përmasa po aq të mëdha i kanoset këtij qyteti. Prej 12 vitesh, të gjitha mbeturinat grumbullohen dhe digjen vetëm 2 kilometra vijë ajrore larg qendrës së qytetit. Prej një viti, mbeturinat po bëhen pak metra më larg, por dëmi që po shkaktohet në shëndetin e qytetarëve është i njëjtë. Disa tonë mbeturina digjen çdo natë të periferi të qytetit, duke e shndërruar ndër më të ndoturit në Shqipëri dhe më të rrezikuarit nga sëmundjet e lëkurës dhe ato kancerogjene. Megjithëse u fol me tone optimiste se problemi i hedhjes dhe djegies së mbeturinave për Shkodrën do të zgjidhej me ndërtimin e impiantit të përpunimit, në një fshat të Shkodrës, hedhja e mbeturinave vazhdon të bëhet në periferi të qytetit, fare pranë zonave të banuara. Kjo situatë ka krijuar një gjendje problematike jo vetëm te banorët e zonës, por në të gjithë qytetin. Qytetarët ankohen se gjatë natës nuk mund të hapin dritaret, pasi tymi i plehrave që digjen bëhet i padurueshëm. Por shqetësues është fakti se mbeturinat në shumë raste janë bërë burim sëmundjesh. Në disa raste ato kanë shërbyer si burim epidemish, sidomos te fëmijët duke shkaktuar sëmundje të lëkurës dhe në rrugët e frymëmarrjes. Me dhjetëra fëmijë në këtë zonë janë shndërruar në të sëmurë kronikë të sëmundjeve të lëkurës, por askush nuk mban përgjegjësi për gjendjen e krijuar. Nga ana tjetër, bashkia deklaron se situata do të ketë zgjidhje, vetëm me ndërtimin e impiantit të përpunimit të mbeturinave.
Sipas specialistëve të mjedisit në Bashkinë e Shkodrës, është zgjedhur fshati Shkjez i Komunës Bushat, për ndërtimin e impiantit. Zona ndodhet në një distancë prej 1.5 kilometrash larg qendrave të banuara dhe 1 kilometër larg autostradës Shkodër-Lezhë, duke respektuar të gjitha distancat e duhura.
Sipas specialistëve të mjedisit në Bashkinë e Shkodrës, është zgjedhur fshati Shkjez i Komunës Bushat, për ndërtimin e impiantit. Zona ndodhet në një distancë prej 1.5 kilometrash larg qendrave të banuara dhe 1 kilometër larg autostradës Shkodër-Lezhë, duke respektuar të gjitha distancat e duhura.