E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhunë dhe viktima në Egjipt

Dy viktimat u qëlluan nga policia në përpjekje për të shpërndarë turmat në qytetin e Suezit, thanë burimet mjekësore për “BBC”-në.

Në kryeqytetin e vendit, Kajro, mijëra protestues marshuan në drejtim të ministrisë së Brendshme, e cila akuzohet se nuk ka reaguar mirë në incidentin e një dite më parë, kur si pasojë e përplasjes së tifozërive rivale mbetën të vdekur 74 persona.

Më herët, kryeministri I Egjiptit pushoi nga puna disa zyrtarë të lartë.
Funeralet e 74 viktimave u zhvilluan në Port Said, ku u ndodhi edhe përleshja mes tifozërive një ditë më parë./Start/F. P/

                                                                                             2012-02-03 09:07
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›