Rezoluta për Sirinë, Rusia kërcënon me veto

Korrespondenti i “BBC”-së thotë se zyrtarët rusë thonë se kanë nevojë për më shumë kohë në mënyrë që të konsultohen me Moskën.
Ndërkohë, një draft rezolutë pritet t’u kthehet qeverive për shqyrtim të mëtejshëm.
Formulimi i kësaj rezolute tashmë është zbutur ndjeshëm në përpjekje për të mënjanuar kundërshtimin rus. Teksti i ri përmban thirrje të hapur për Presidentin Bashar Al Asad për të transferuar pushtetin tek zëvendësi i tij dhe për tranzicion politik.
Dorëheqja e tij është një pikë kyçe në planin e paqes së Ligës Arabe për krizën në Siri, por Moska këmbëngul se një ndryshim i tillë do të nënkuptonte ndryshim të regjimit me ndikim nga jashtë.
Rusia, një aleat kyç për Sirinë, ka vijuar ta furnizojë me armë regjimin e Asadit pavarësisht kryengritjes në vend.
Grupet e të drejtave të njeriut thonë se më shumë se 7000 persona janë vrarë nga forcat siriane të sigurisë që prej fillimit të trazirave në muajin mars./Start/F. P/
2012-02-03 09:57