OKB dënon dhunën në Kirgizi
Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka dënuar dhunën në Kirgizi dhe ka bërë thirrje për qetësi dhe kthim të sundimit të ligjit.
Dhuna ndërmjet kirgizëve dhe uzbekëve etnikë në jug të vendit la 124 të vrarë dhe rreth 1.800 të plagosur.
Dhjetëra mijëra uzbekë kanë ikur nga dhuna më e ashpër që Kirgizia ka parë në 20 vitet e fundit.
Nënsekretari i OKB-së, për Çështje Politike, Lin Pasko, bëri thirrje për krijimin urgjent të një korridori humanitar që të dërgohen ndihmat.
Ndërkohë, Organizata për Siguri Kolektive, e prirë nga Rusia, ka propozuar dërgimin e helikopterëve dhe pajisjeve për t’i ndihmuar qeverisë kirgize që të ndalë trazirat.
Presidenti i Rusisë, Dimitri Medvedev e ka quajtur situatën të “patolerueshme”.
Shtëpia e Bardhë tha se zyrtarët amerikanë janë në kontakt me homologët e tyre rusë, si dhe organizata ndërkombëtare si, OKB-në dhe OSBE-në, për një reagim ndërkombëtar të koordinuar për krizën në Kirgizi.
Zëdhënësi i State Departamentit amerikan, Philip Crowley theksoi dje se prioritetet mbetet “mbështetja e qeverisë së përkohshme të Kirgizisë, në përpjekjet e saj për të stabilizuar situatën".
"Sigurisht ka nevoja humanitare në rritje. Do të dëgjojmë me vëmendje për nevojat e Kirgizisë dhe aktualisht po kërkojmë të japim një mbështetje ndërkombëtare. Jemi në kontakt me qeverinë ruse, ashtu si me OKB-në dhe OSBE-në për të parë se çfarë mund të bëjmë së bashku për të ndihmuar qytetarët e Kirgizisë”, tha Crowley .
Krye-diplomatja e Bashkimit Evropian, Cathrin Ashton, tha se BE-ja me “shqetësim të madh” po i ndjek ngjarjet në Kirgizi.
Në ndërkohë, OKB-ja ka filluar edhe verifikimin e informatave se vazhdimi i dhunës ndëretnike në Kirgizi është i orkestruar.
Zëdhënësi i OKB-së, Rupert Colville, tha se vrasjet dhe përdhunimet ishin të planifikuara.
"Ne jemi duke marrë njoftime që kjo nuk është aksidentale. Kjo që ka ndodhur ka qenë e orkestruar, me synim dhe e planifikuar. Ne nuk mund ta dëshmojmë këtë tani, por shenjat janë të tilla, duke e ditur se ky rajon është fuçi baruti", tha Colville.
Uzbekët etnikë thonë se ushtarët kirgizë kishin qëlluar me armë ndaj tyre.
Presidenti i përmbysur i Kirgizisë, Kurmanbek Bakiyev, i cili jeton tani në ekzil në Bjellorusi, ka mohuar akuzat se ai ka qenë i përfshirë në nxitjen e dhunës.
Colville, theksoi se situata në jug të Kirgizisë është tejet e rëndë.
"Jemi jashtëzakonisht të shqetësuar. Janë vrarë edhe fëmijë. Janë bërë edhe përdhunime. Të gjitha kanë pasur bazë etnike. Pra është një situatë shumë e rrezikshme," tha Colville.
Zyrtarët e Kryqit të Kuq theksuan se 95 mijë banorë uzbeke janë arratisur gjatë tri ditëve të fundit në drejtim të Uzbekistanit.
Kina ka dërguar një aeroplan, për të evakuuar shtetasit e vet nga qytetet më të goditura, Osh dhe Xhalalabad.