E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhunë esktreme mbi studentët, goditen, tërhiqen zvarrë. 10 policë mbi një student

Pamjet e siguruara nga Droni.al tregojnë momentet e përplasjes mes policisë dhe protestuesve gjatë tubimit të zhvilluar këtë të martë para Ministrisë së Arsimit në Tiranë.

Në video shihet një i ri që tërhiqet zvarrë dhe goditet nga efektivët e policisë, ndërsa më shumë se 10 punonjës të forcave të rendit përpiqen ta shoqërojnë me forcë.

Pamjet janë regjistruar gjatë ndërhyrjes së policisë për shpërndarjen e protestuesve, pasi protesta e studentëve dhe të rinjve u përshkallëzua me hyrjen e tyre në ambientet e Ministrisë së Arsimit.

Studentët dolën në protestë për të ngritur shqetësimet e tyre lidhur me kushtet e konvikteve, gjendjen e fakulteteve dhe problematikat e sistemit arsimor.

Ndërhyrja e policisë dhe mënyra e shoqërimit të të riut, të dokumentuara në video, ngrenë pikëpyetje mbi përdorimin e forcës ndaj protestuesve gjatë tubimit.a.b

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›