E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit

Ka nisur protesta e studentëve dhe të rinjve para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, pas thirrjes për një protestë kombëtare këtë të martë, në orën 14:00.

Pranë godinës së ministrisë është vënë re prania e forcave të policisë, si dhe e një autoboti me ujë, ndërsa të rinjtë janë mbledhur për të protestuar kundër problematikave që, sipas tyre, vijojnë të mbeten të pazgjidhura.

Përmes një thirrjeje publike, organizatorët u kanë bërë apel studentëve nga të gjitha qytetet e Shqipërisë, si dhe qytetarëve të tjerë, që t’i bashkohen tubimit për të ngritur zërin për shqetësimet e tyre.

Thirrja është shoqëruar edhe me një pankartë, përmes së cilës të rinjtë shprehin pakënaqësinë ndaj problemeve dhe mungesës së reagimit institucional.

“Protestojmë për çdo gjë që nuk funksionon dhe për çdo gjë që duam të jetë ndryshe”, thuhet në mesazhin e organizatorëve.

Studentët dhe të rinjtë synojnë që përmes protestës të kërkojnë reagim dhe zgjidhje për problematikat që prekin arsimin dhe jetën studentore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›