Pasaportë të rremë, dëbohet nga Zvicra

Pasaportë shqiptare / foto arkiv
Nga shtetas Kosova është arrestuar në aeroportin e Rinasit pasi është dëbuar nga autoritetet zvicerane. Dëbimi i tij u bë për shkak se është kapur me pasaportë të rremë.
Xhavit Makolli kishte falsifikuar një pasaportë biometrike shqiptare me emrin Artan Hasan Pepaj nga Tropoja.
Lidhur me këtë fakt, autoritetet zvicerane e kanë dëbuar në drejtim të Shqipërisë, ku pas mbërritjes në aeroportin Nënë Tereza është bërë edhe prangosja e tij. /F.S/