E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhunë në Bengazi, 3 të vrarë e 20 të plagosur

Të paktën tre persona janë vrarë në Bengazi të Libisë, ndërsa 20 të tjerë janë plagosur kur protestuesit morën kontrollin mbi disa baza të milicisë islamike.

Raportohet se vrasjet u shënuan të shtunën e hershme, gjatë një përleshje jashtë selisë së Brigadës Sahaty, që thuhet se vepron nën autoritetin e Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa është sulmuar edhe selia e grupit islamik Ansar al-Sharia.

Grupi dyshohet për përfshirjen në sulmin kundër Konsullatës Amerikane në Bengazi, ku u vranë ambasadori Chris Stevens dhe tre amerikanë të tjerë. Sulmet erdhën pasi që rreth 30 mijë protestues tubuan kundër ndikimit të milicisë në qytet. Qindra ekstremistë islamikë mbajtën një protestë të ndarë të tyre.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›