E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incidente në kufinjtë Izrael-Egjipt, 4 të vrarë

Nga një shkëmbim zjarri përgjatë kufirit mes Izraelit e Egjiptit ,ushtria izrealite njofton se një nga ushtaret e saj dhe tre militantë janë vrarë.

Ushtria izraelite njofton se një nga ushtarët e saj dhe tre militantë janë vrarë Nga një shkëmbim zjarri përgjatë kufirit mes Izraelit e Egjiptit.

Ushtria tha se trupat u sulmuan nga persona të armatosur, të cilët kaluan kufirin të premten, duke shkaktuar një shkëmbim zjarri nga i cili u vranë tre sulmuesit.

Një ushtar izraelit u vra, ndërsa një tjetër u plagos.Ushtria tha se sulmuesit kishin një pushkë AK-47, tre raketa-hedhës, një mitraloz, dhe një rrip eksplozivi.Në një deklaratë thuhet se është penguar “një sulm shumë i madh terrorist”.

Burimet egjiptiane të sigurisë në Sinai bejnë të ditur se njëri nga sulmuesit kishte vdekur kur ai shpërtheu rripin me eksploziv, që e mbante në trup.

Incidentet e sigurisë në kufi janë rritur gjatë 18 muajve të fundit, pas rrëzimit së presidenti egjiptian Hosni Mubarak
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›