Dhunë në Karachi pas vrasjes së politikanit, 37 të vdekur

Karachi, 3 gusht - Së paku 37 persona janë vrarë në trazirat në qytetin pakistanez Karachi, që shpërthyen sot pas vrasjes së një politikani lokal, ndërsa janë djegur dhjetëra vetura dhe shitore, ndërsa në rrugë përveç policëve ka dalë edhe ushtria.
Politikani lokal është vrarë dje në një xhami, që ka shkaktuar kaos në qyteti, dyqanet janë mbyllur, ndërsa të shtënat nga armë zjarri janë dëgjuar në pjesë të ndryshme të qytetit, transmeton AP.
Spitalet kanë njoftuar se numri i të vrarëve, është rritur në 37, ndërsa 80 të tjerë janë plagosur.
Në Karachi, qyteti me 16 milionë banorë, ka pasur edhe më parë përleshje politike, etnike e fetare, ndërsa ky qytet konsiderohet për një kohë të gjatë si strehë e pjesëtarëve të al-Qaedas dhe talibanëve.