E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhune ne Varshave mes tifozeve ruse dhe polake

Ajo që të gjithë i trembeshin u bë realitet. Dhuna ka mbrëtërruar në rrethinat e stadiumit të Varshavës përpara ndeshjes së Grupit A ndërmjet Polonisë dhe Rusisë. Policia është detyruar që të qëllojë në ajër, pasi dy persona janë plagosur pas skenave të dhunës gjatë marshimit të tifozëve rusë në kryeqytetin polak.

Rreth 5500 mbështetës të skuadrës së Advokat po marshohin drejt stadiumit “Kombëtar” nga qendra e Varshavës, për të marrë pjesë në sfidën mes dy vendeve rivale. Sipas raportimeve nga vendi i ngjarjes, dhuna nisi kur një grup tifozësh polakë sulmuan fansat rusë.

Nga skenat e dhunës, një tifoz rus dhe një polak mbetën të plagosur dhe u transportuan nga policia për të marrë ndihmën mjekësore. Dy vendet kanë mjaft probleme politike, që e kanë zanafillën te pushtimi një shekullor i Polonisë nga Rusia. Gjithashtu, ato kanë edhe shumë probleme me huliganizmin në futboll dhe jo më kot, autoritetet kishin dhënë alarmin për të marrë masa kundër dhunës përpara takimit.

Prej ngjarjes, disa tifozë polakë u arrestuan, ndërsa provokimet nga të dyja tifozeritë nxitën konfrontimet, ku nuk munguan hedhjet e gurëve dhe flakadanëve ndaj forcave të rendit. Pamjet televizive kanë treguar një grup prej 10-15 personash që zihen dhe helikopterët e policisë që kontrollonin situatën nga ajri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›