E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shuhet Medin Zhega

Një nga lavditë e futbollit shqiptar nuk është më. Medin Zhega, i sh-lojtari i shquar i Vllaznisë, Dinamos dhe kombëtares kuqezi dhe i sh-trajneri i kësaj të fundit ndërroi jetë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

Zhega 66-vjeçar i shte aksidentuar në Kanada diçka më shumë se 1 vit më parë, duke pësuar dëmtime të rënda në kokë pas një rrëzimi në shtëpinë e të afërmve të tij.

Që nga aksidenti ai e pati të pamundur të lëvizte, ndërsa gjendja shëndetësore i shte tepër e rëndë, gjë që nuk ndryshoi me gjithë shpresën se ai mund të përmirësohej.

Medin Zhega u lind në Shkodër në 31 janar 1946 dhe i shte një nga sulmuesit më të mirë të brezit të tij, duke fituar 2 tituj kampionë me Vllazninë dhe po 2 tituj me Dinamon, duke luajtur nga mosha fare e re deri 32 vjeç.

Me kombëtaren shqiptare debutoi në moshën 19-vjeçare madje edhe shënoi në një ndeshje ndaj i rlandës së Veriut në Tiranë. Në vitin 2000 ai zëvendësoi Astrit Hafizin në stolin kuqezi, duke drejtuar përfaqësuesen shqiptare për gati 2 vjet, duke zhvilluar ndeshje emocionuese si fitorja 2-0 ndaj Greqisë në Tiranë dhe dy humbjet 1-2 në Gjermani dhe 1-3 në “Qemal Stafa” ndaj Anglisë.
Me shuarjen e Zhegës, futbolli shqiptar humbet një nga mjeshtrit e tij më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›