Berisha: Sistemi shendetesor i nderthurur, privat dhe shteteror
Sistemi shendetesor do te jete i nderthurur, ku nje pjese e sherbimeve do te jene private dhe nje pjese shteterore. Ky ka qene propozimi me i fundit i bere nga kreu i qeverise, Sali Berisha, gjate ceremonise se diplomimit te studenteve te Fakultetit te Mjekesise dhe Stomatologjise. "Qeveria do te nxise me te gjitha mjetet sektorin privat, si nje domosdoshmeri per te terhequr burimet me te medha te mundshme financiare ne fushen e shendetit. Ne do te percaktojme nje bashkeveprim te frytshem dhe transparent, mes ketyre dy sistemeve dhe ne interes se te semureve",-tha gjate fjales se tij, kryeministri Berisha. Sipas tij, sistemi shendetesor ne vendin tone do te perfshihet ne nje reforme te thelle, ne menyre qe t'u siguroje qytetareve sherbimin me te mire. Por nga ana tjeter, kreu i qeverise ka siguruar te sapodiplomuarit se do te kene mbeshtetjen e duhur te qeverise, per te arritur ne lartesite e duhura te profesionit te tyre. Kjo do te thote me shume mbeshtetje ne specializimet dhe formimin profesional te tyre. "Fakulteti i Mjekesise, i cili udheheq zhvillimin e mjekesise dhe sistemit shendetesor ne teresi ne Shqiperi, do te njohe nje reforme te thelle. Shqiperia shpejt do te kete Universitetin e saj Mjekesor",-tha Berisha gjate fjales se tij. Kreu i qeverise gjate diplomimit te studenteve, ka ftuar gjeneraten e re te mjekeve, farmacisteve dhe stomatologeve te vazhdojne traditen e shkelqyer te Fakultetit te Mjekesise, per te ecur perpara ne mjekesi, kerkim shkencor etj.