E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhunë në familje, polici i burgjeve rreh gruan dhe djemtë

Policia e kryeqytetit ka marrë në mbrojtje të menjëhershme dy gra të moshave 40 dhe 42 vjeçe, së bashku me fëmijët e tyre, për shkak të dhunës sistematike fizike dhe psikologjike që ushtrohej ndaj tyre 

TIRANE-Policia e kryeqytetit ka marrë në mbrojtje të menjëhershme dy gra të moshave 40 dhe 42 vjeçe, së bashku me fëmijët e tyre, për shkak të dhunës sistematike fizike dhe psikologjike që ushtrohej ndaj tyre nga bashkëshortët. Liman La., 45 vjeç, sipas policisë, të enjten ka goditur bashkëshorten Hike dhe dy djemtë, Sajmir dhe Hasan, respektivisht 22 dhe 19 vjeç. Po të enjten, Agim B., 41 vjeç, në banesën e tij në rrugën "Llambi Bonata" ka qëlluar me grushte bashkëshorten Vule, 40 vjeçe. Burimet policore thanë se ndaj dy grave ushtrohej sistematikisht dhunë fizike dhe psikologjike. Në të dy rastet, oficerët e Komisariateve 5 dhe 6, me oficeret e seksionit kundër krimeve dhe dhunës në familje kanë firmosur kërkesë-padinë për mbrojtje të menjërshme të Hikes dhe Vules. Për Agimin, policia ka referuar procedim penal në gjendje të lirë për kanosje dhe rrahje të bashkëshortes .

(d.b/Balkanweb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›