Karitas, ndihmon 30 familje në Breg Lumi
Nga Esmeralda Keta
Karitas u ka shpërndarë këtyre familjeve, që kanë mbetur në qiell të hapur, pako me ushqime, veshje, batanije si dhe disa orendi shtëpiake
TIRANE-Karitasi Shqiptar ka ndihmuar 30 familjet në Breg Lumi, që u përmbytën një javë më parë nga stuhia që përfshiu Tiranës. Ata u kanë shpërndarë këtyre familjeve, që kanë mbetur në qiell të hapur, pako me ushqime, veshje, batanije si dhe disa orendi shtëpiake. Shtëpitë e tyre u mbushën me ujë, pasi lumi doli nga shtrati i tij, dhe në disa banesa mori me vete edhe pajisjet shtëpiake. Aktualisht ata po qëndrojnë nëpër të afërm.
Karitasi
Sipas drejtorit të Karitasit ndihma për këta banorë, shtëpitë e të cilëve u përmbytën një javë më parë, do të jepen edhe në ditët në vijim. Po ashtu, ndihma në veshmbathje dhe ushqime do të jepen për të gjithë banorët përgjatë Bregut të Lumit, shtëpitë e tëcilëve kanë pësuar dëme serioze nga përmbytjet. Bëhet fjalë për rreth 30 familje në Breg Lumi, në zonën e Alliasit në kryeqytet, të cilët kanë mbetur në qiell të hapur. Prej të shtunës së kaluar kur shirat e rrëmbyeshëm përmbytën çdo gjë në banesat e tyre, askush, as Bashkia dhe as ndonjë autoritet tjetër qeverisës, nuk është interesuar për gjendjen në të cilën ata janë të detyruaruar të jetojnë, në mënyrë që t'i ndihmojë. Banorët shprehen se ndërtesat nuk shërbejnë më as për të futur kokën, dhe kërkojnë ndihmë urgjente për strehim. Shoqata humanitare e Karitasit Shqiptar, ka qenë e para që u ka ofruar ndihmë këtyre banorëve në vështirësi. Duke parë kushtet tejet e vështira me të cilat ata jetojnë, Karitasi ka shpërndarë disa sende shtëpiake dhe pako me ndihma ushqimore. Shirat e së shtunës që përfshinë gjithçka gjetën në dy anët e lumit, në periferi të Tiranës, nuk kursyen as banesat. Këto të fundit, të cilat janë në proces legalizime, rrezikojnë sërish të përmbyten, pasi janë ndërtuar fare pranë shtratit të lumit.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)