Dhunë në ndeshjen Skënderbeu-Flamurtari, plagoset arbitri
TIRANE-Sërish dhunë në stadiumet shqiptare. Ndeshja Skënderbeu-Flamurtari u ndërpre për shkak të dhunës që shpërtheu pas golit të dytë nga Skënderbe në minutën e 78 të lojës.
Mësohet se tifozat kanë hedhur në fushë sende të forta në shenjë proteste duke qëlluar kështu një prej arbitrave anësorë. Arbitri Ridigels Cokaj mori ndihmën mjekësore në fushë, kurse loja e vlefshme për Kupën e Shqipërisë u ndërpre për disa minuta.
Ndeshja me rezultat aktual 2:1 rifilloi pas 14 minutash ndërprerje, ndërsa arbitri i plagosur i fashuar ne koke la fushën dhe u zëvëndësua nga Artan Taullaraj.
Pas golit të dytë të shënuar pati debat verbal mes ndihmësit të Levit dhe Shkëlqim Mucës, aq sa kryesori Masha detyrohet t’i kërcënojë të dy me kartonë të kuq.
Ndërkohë policia zbrazi atë pjesë të stadiumit, prej nga erdhi sendi i fortë, që goditi gjyqtarin anësor, për të vazhduar sërish lojen deri ne perfundim te saj.
(d.b/BalkanWeb)