Prezantohet projekti për përmirësimin e shërbimit për të verbërit
TIRANË- Qëndra Ndërkombëtare e Rehabilitimit të të verbërve me mbështetjen e BE-së në Shqipëri kanë prezantuar një projekt për përmirësimin e shërbimit ndaj personave të verbër, duke u bazuar në decentralizimin e këtyre shërbimeve në nivel lokal.
Projekti synon evidentimin e problematikave nëpërmjet ofrimit të shërbimeve të decentralizuara pranë komuniteteve ku të verbërit jetojnë. Në këtë kuadër janë ngritur 4 qendra komunitare në Tiranë, Vlorë, Elbasan dhe Shkodër.
Nëpërmjet këtyre qendrave të verbërve do tu jepet ndihmesë në: akses në informacion, këshillim me natyrë psikosociale, mundësi socializimi dhe argëtimi.
(el.me/news24/BalkanWeb)