E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shuhet Camilla Williams, diva e operës amerikane

BLOOMINGTON- Shuhet diva e parë afrikano-amerikane e operës, Camilla Williams.

Williams vdiq në moshën 82-vjeçare në shtëpinë e saj në Bloomington, e rrethuar nga familja dhe miqtë.

Prindërit, gjyshërit dhe stërgjyshërit e saj, të gjithë ishin muzikantë, ndaj Camilla që në moshën 8-vjeçare ka pasur shumë pasione, si kërcimi, ka luajtur piano dhe ka kënduar në korin e Kishës.

Në vitin 1946 ajo u bë amerikania e parë afrikane që nënshkroi një kontratë me një shtëpi të madhe amerikane të operës – në Operën e qytetit të Neë York. Camilla spikati në atë vepër në rolin kryesor të "Madame Butterfly" të Puçinit.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›