Karnavalet maqedonase ndezin urrejtjen fetare
Maqedoni- Karnavalet me elementë fyes për njerëzit e besimin mysliman kanë shkaktuar regimin e myslimanëve në fshatin Labunishtë të Strugës në Maqedoni, të cilët i kanë vënë flakën një kishe. Pas këtij akti, ministria e jashtme e Shqipërisë reagoi duke e dënuar atë.
“Ky akt i shëmtuar, dhe disa ngjarje të tjera të kohëve të fundit, pavarësisht nga kush janë kryer dhe nga cilat motive janë shtyrë, janë të dënueshme. Ato nuk i shërbejnë frymës së bashkëjetesës multikulturore dhe multietnike të Maqedonisë. Thirrje apo veprime me karakter përçarës, diskriminues e racist që mbjellin urrejtje etnike e ndërfetare, janë të papranueshme nga vetë shoqëria e opinioni publik në Maqedoni. Është e nevojshme të respektohet historia dhe trashëgimia kulturore e gjithsecilit komunitet në vend, dhe të promovohen vepra që përmbajnë elemente bashkuese e farkëtojnë kohezionin social, dhe jo ndarje. Harmonia ndëretnike, ndërkulturore dhe ndërfetare është themelore për integritetin dhe stabilitetin e Maqedonisë dhe për gjithë rajonin e Ballkanit- thuhet në deklaratën e MJ-së.
Disa javë më parë banorët ortodoksë të fshatit, zhvilluan një ceremoni karnavalesh, në qendër të të cilave ishin demonstrimet fyese ndaj Greqisë, si dhe ndaj fesë islame, besimtarë të të cilës janë banorët e tjerë të këtij fshati që janë shqiptarë.
Fshatarët maqedonas kishin mbuluar një arkivol me falmurin grek ku shkruhej fqinji ynë ish turk na la. Kjo shkaktoi reagimin e medias dhe diplomacisë greke. Por në karnavale kishte gjithashtu edhe elementë të fortë antiislamikë, si njerëz me callma e me shishe pijëesh, heshta me koka myslimanësh të prera, të cilat u adresoheshin besimtarëve shqiptarë që banojnë në këtë zonë. Vetëm tre ditë më parë në Strugë u zhvillua një protestë kundër këtyre demonstrimeve që dëmtojnë rendë tolerancën dhe bashkëjetesën fetare, ndërsa mbrëmë kishës së fshatiti iu vu flaka.
Maqedonasit kanë treguar shpesh se janë të zotë të ndezin tensione ndër etnike e ndër fetare, pasi veoprime të tilla nuk janë kontestuar e kritikuar nga faktori politik në Shkup. Tre vjet më parë ata dogjën dhe rrënuan një nga manastiret më të vlera të epokës bizantine, në Dibër të Madhe, një nga pasuritë më të cmuara kulturore të shqiptarëve.
Në asnjë prej rasteve Ministria e Jashmte e Shqipërisë nuk ka reaguar, ndërsa shpërndau sot një deklaratë për të dënuar djegien e kishës maqedonase.
Shkrime të tjera me interes:
- Shkup- Studimi: Rritet popullsia shqiptare, ulet ajo maqedonase Maqedoni- Popullsia shqiptare në Maqedoni po rritet, ndërsa ajo maqedonase...
- Autoritetet maqedonase, AK: Presion psikologjik ndaj aktivistëve tanë Tiranë- Aleanca Kuq e Zi denoncon autoritet maqedonase për keqtrajtim...
- Përgjaket egjipti, nga revolucioni tek lufta fetare Kajro – Egjipti nuk po gjen qetësi. Pas revolucionit që...