E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhune per librarine islame

Nga Ramiz Zekaj

Diten kur ne Tirane zhvillohej takimi nderkombetar mbi tolerancen fetare, me urdher te Bashkise ne qender te Tiranes u mbyll libraria islame te Kulla e Sahatit. Nga viti 1993 e deri me sot, libraria prane Kulles se Sahatit ka sherbyer si streheza e ushqimit shpirteror per te gjithe muslimanet shqiptare. Kjo librari e pasur me libra te kultures, qyteterimit dhe te mendimit islam shqiptar dhe boteror u shkaterrua barbarisht. Veprimi erdhi si rezultat i nje vendimi te Bashkise se kryeqytetit dhe Inspektorati i Policise Ndertimore me qellim te zbatimit te nje plani rregullues per qendren e Tiranes. Ne kete vendim theksohet se libraria duhet te mbylle menjehere aktivitetin e saj, edhe pse ky ishte nje aktivitet krejtesisht i ligjshem dhe konform te gjitha rregullave institucionale. Zbatimi i ketij vendimi nga ana e policise bashkiake ka nxitur muslimanet shqiptare qe te reagojne kunder ketij akti vandal dhe te kerkojne nje pergjigje prej pushtetit vendor per padrejtesite e vazhdueshme qe i behen pronave te muslimaneve. Ne momentin e shkaterrimit te librarise kane asistuar nje grup muslimanesh, te cilet kane shprehur indinjaten e tyre te thelle per kete akt te dhunshem qe i behet kultures shqiptare. Shpresat e besimtareve pas kesaj jane venitur akoma me shume se per ta nje dite do kete nje dore dashamirese qe do i mbeshtese per te mbushur boshllekun e trasheguar nga periudha e komunizmit. Mungesa e informacionit per ardhmerine e kesaj librarie dhe te librit ne pergjithesi eshte konsideruar nga besimtaret si nje shenje diskriminimi dhe censurimi ndaj pjeses derrmuese te popullsise shqiptare, pikerisht muslimaneve. Akte te tilla jane tregues te regresit dhe te mungeses se frymes se tolerances, por edhe nje deshmi e gjalle e perbaltjes se vlerave dhe dijes universale, si dhe ceshtjeve te besimit islam nga segmente te caktuara te politikes shqiptare. Qe prej dites se hene 27.10.2009, muslimanet shqiptare nuk do te kene me vendin e tyre te njohur prane Xhamise se Sahatit per te terhequr literature fetare dhe per te qene ne kontakt te perhershem me autoret dhe tekstet bashkekohore te kultures islame.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›