Kanosi me arme, arrestohet 68-vjecarja
Tirane-Nje grua e moshuar eshte prangosur pas padise se ngritur ndaj saj per kanosje me arme. Burime zyrtare te Policise se Tiranes bene te ditur se Xhevrie Kozi, 68vjec, lindur ne Diber dhe banuese ne Tirane, eshte arrestuar me akuzen e "kanosjes, prodhimit dhe mbajtjes pa leje te armeve luftarake dhe municioneve" si dhe armeve te ftohta. Ndaj saj eshte depozituar nje kallezim penal nga nje grua, e cila ka deklaruar se eshte kanosur me arme te ftohte thike dhe arme zjarri, ne banesen e saj, nga 68-vjecarja. Mbi bazen e ketij kallezimi, policia ka ushtruar kontroll fizik ne ambientet e komisariatit. Nga ky kontroll asaj iu gjet e fshehur ne trup nje arme pistolete tip "Zastava", e cila u bllokua ne cilesine e proves materiale. U kryen veprimet procedurale dhe materialet i kaluan Prokurorise se Tiranes.