Nena kerkon ndihme per vajzen e semure mendore
Tirane-Dhuna e shfaqur tek femija i tyre, ka detyruar prinderit te kerkojne ndihmen e policise. Ndryshe nga rastet e fundit te izolimit dhe privimit te lirise duke i lidhur me zinxhire femijet e semure mendore, nje nene nga Tirana ka kerkuar ndihmen e policise per te neutralizuar veprimet e vajzes se saj te semure mendore. Gruaja i ka telefonuar policise, sapo vajza e saj ka shfaqur shenja agresiviteti. Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme ne rrugen "Kongresi i Manastirit" prane Oxhakut, kur nje nene kerkoi ndihmen e policise, pas veprimeve agresive te vajzes se saj te semure psikike. Forcat e policise mberriten menjehere ne banesen e adresuar dhe kane bere te mundur dergimin e saj ne spital.