E Shtunë, 31 Tetor 2026

KSHH: Lidhja me zinxhire, akt cnjerezor

Tirane-Komiteti Shqiptar i Helsinkit, nepermjet nje deklarate per mediat shprehu indinjate, per ato raste te lidhjes me zinxhire te njerez te pafajshem ne Levan te Fierit, Maqellare dhe ne rrethinat e Kavajes. Sipas KSHH keto raste duhej te parandaloheshin.

Duke denuar keto veprime, KSHH i cileson ato akte cnjerezore dhe poshteruese, sidomos per faktin se eshte kryer ndaj personave te pambrojtur, per shkak te paaftesise se tyre. Ky organizem kerkon qe personat qe i kane privuar keta te semure nga liria, te pergjigjen dhe te ndalohen qe ta kryejne ate veprim ne te ardhmen. Ne te njejten kohe KSHH nuk pajohet me heshtjen e institucioneve shteterore per keto raste. Sipas KSHH strukturat perkatese, si ato ne vartesine e Ministrise se Shendetesise apo te Ministrise se Punes, Ceshtjeve Sociale dhe te Shanseve te Barabarta, nuk duhet te qendrojne ne pritje te ndonje sinjalizimi. Ne menyre te vecante keto struktura nuk mund te shkarkohen nga pergjegjesia, per ate cka efektivisht ka ndodhur. KSHH kerkon nga institucionet pergjegjese te informojne opinionit se si do t'i zgjidhin keto raste dhe se si parashikojne te parandalojne ne te ardhmen raste te tilla.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›