Strategjia e Sektorit te Energjise: Rritja e cmimit jo me shume se 7% ne nje vit
Nder skenaret e parashikuar ne kontraten e shitjes se OSSH-se, eshte qe ne total cmimi i energjise te rritet deri ne 10 per qind. Gjithashtu ne strategjine e miratuar nga qeveria per sektorin e energjise elektrike, rritja e cmimit te energjise nuk duhet te jene me shume se rreth 7 per qind ne nje vit. Rritja ne ritmet 7-10 per qind te cmimit te energjise deri ne vitin 2012 eshte nje nder pikat kryesore te negociuara ne kontraten e shitjes se Operatorit te Shperndarjes se Energjise dhe qeverise. Por, sipas eksperteve te Bankes Boterore, rritja ne keto nivele edhe mund te mos ndodhe, nese qeveria nderhyn me politikat e saj, cka presupozohet nje ulje e mundshme e TVSH-se per energjine. Nderkohe qe ne kerkesen e OSSH drejtuar Entit Rregullator te Energjise kerkohet nje rritje e cmimi te energjise ne masen 23 per qind, dyfishi i asaj qe eshte percaktuar ne kontraten e shitjes. Mirepo kerkesa e larte e OSSH -se , synon qe te pakten deri ne miratimin perfundimtar te saj, rritja finale e cmimit te jete diku te 10 %. Keshtu edhe Enti Rregullator i Energjise do te jete ne rregull me opinionin, duke miratuar me pak se gjysmen e rritjes se cmimit nga kerkesa e OSSH. Por nderkohe eksperte te Bankes Boterore kane lajmeruar se, cmimi i energjise ne rajon si dhe reshjet do te jene dy faktoret qe do te percaktojne nivelin e cmimit te energjise elektrike per vitin qe vjen. Kete vit per shkak te krizes ekonomike globale, edhe cmimi i energjise elektrike ka rene gati me 50 % ne krahasim me fundin e 2007-es, nderkohe qe ky vit ka pasuar reshje te bollshme, duke siguruar ne kuota optimale te prodhimit vendas. Per here te pare gjate pese viteve vendi yne ka eskortuar energji elektrike ndaj Kosoves dhe Greqise dhe nga ana tjeter ka siguruar nje furnizim me drita 24 ore pa nderprerje. Por ne nje strategji te qeverise per sektorin e energjetikes parashikohet nje rritje e cmimeve per tre vitet ne vazhdim. Kete vit rritja e cmimeve nuk u aplikua per shkak te tranzicionit qe po kalon kompania e shperndarjes se energjise OSSH si rezultat i procesit te privatizimit. Ne Shqiperi, kosto e energjise eshte edhe me e larte per shkak te nivelit te larte te humbjeve ne rrjetin e transmetimit qe aktualisht jane rreth 30 per qind.