Skenderbeu ndryshe, reagojne historianet

Duke mirepritur librin si nje alternative per historine, ata pohojne arsyet e mundshme personale te heroit, por pa vene aspak ne diskutim qellimin ne pikepamje me te gjere te kryengritjes dhe rendesise se figures se tij.
“Eshte e pamundur te perfytyrohet nje personazh qe perfshihet ne nje levizje pa nje shtyse personale. Skenderbeu ishte nje nder perfaqesuesit e klases feudale shqiptare, i ati humbi jeten ne lufte kunder turkut, normale qe do kishte dicka personale, por kjo nuk e ul figuren e tij”, shprehet historiani Sabri Godo.
Ndersa historiani tjeter, Ferit Duka thote se nje motiv i tille mund te gjendet edhe tek heronj te tjere ne bote.
“Nuk duhet qe ne detyrimisht te kerkojme interesat qe burojne nga kauza per te cilen lufton nje lider. Ka edhe ane personale subjektive qe sherbejne si pjese e motivimit te tij per t’u perfshire ne nje levizje. Kjo mund te gjehet edhe tek lidere te tjere ne bote”, deklaron Duka.
Oliver Schmitt bazohet ne nje dokument te vitit 1484 te hartuar nga ambasadore italiane. Autori e ka zbuluar ate ne arkivat e Milanos. Ky zbulim, e beri t’i rikthehej edhe nje here vepres se tij thuajse te perfunduar, per te sjelle versionin e sotem.
Sipas Schmitt, ky dokument deshmon se arsyeja e vertete qe Skenderbeu ngjalli kryengritjen ishte fakti se i ati iu vra nga sulltani. Zakonet e atehershme e cuan drejt hakmarrjes.
Por me gjithe burimet, sipas historianit Schmitt, te besueshme, me gjithe deshiren e mire per te pritur libra te rinj qe ndricojne historine e Shqiperise, duke perfshire edhe figurat e atyre qe konsiderojme mite, kur flasim per Skenderbeun, reagimi i historianeve nuk le asnje dyshim: roli i Skenderbeut ne historine vendase nuk mund te zbehet!