E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhunimi i varreve dhe mediokriteti

Eshte shume e nevojshme qe te mos heshtim per nje fakt tragjik te koheve te fundit e kam fjalen per dhunimin e profanimin e varreve shumevjecare te Boboshtices. Nese tek ne politikanet dhe parlamentaret do te ishte me i forte njeriu se politikani atehere ne do te kishim reaguar me force perpara akteve te tilla te perseritura dhe me siguri do te kishim dekurajuar recedivistet. Kush prek nje varr ka dhunuar shpirterisht kujtimin e te vdekurve. Ka dhunuar fizikisht kujtimin e tyre. Cdo njeri do te duhej te reagonte para ketij dhunimi qe tashme eshte vertetuar dhe zyrtarisht Prokuroria e Korces ka nisur hetimet. Por mesa duket tek ne politikanet e parlamentaret njeriu ose ka vdekur ose eshte ne gjume. Apo mos valle frika nga ata qe duhet ta kene iniciuar dhunimin e varreve eshte shume e madhe Ndryshe nuk ka si shpjegohet qe askush nuk ka folur per kete dhunim. Kjo heshtje jo vetem qe na fajeson te gjitheve por indirekt na tregon se kush eshte pas ketij dhunimi frika dhe intimidimi jone qe inkurajon recidivistet.
Nuk eshte fajtor muratori i shkrete i Boboshtices qe per para per pensionin e te afermve te vet apo per vize pranoi te dhunonte varret e te pareve te vet per te ngritur nje bazament te nje kryqi te ngritur gjithashtu pa leje. Por Greqia fqinje apo qarqet ultranacionaliste te saj te cilet duke dashur te nderojne ushtaret e tyre qe rane per Greqine i ngaterrojne dhe ata me kauzen e humbur te Vorio ndash Epirit e aq me shume me dhunime te varreve qindra vjecare te shqiptareve ne menyren me makabre te denje per filmat horror. Ne kemi shume arsye per te mos heshtur. Po them vetem njeren
Ne keto dite pame te konfirmuar nje shqetesim te hershem tonin. Ne kishim paralajmeruar qe ngritja pa leje dhe legalizimi ne Shqiperine e Jugut i varrezave te nje ushtrie te huaj qe nuk e ka te sqaruar statusin e vet do te krijonte mundesine e do te shfrytezohej per pelegrinazhe nga vendi fqinje. Por ne nuk pame vetem pelegrinazhe dhe kurora mbi varre imagjinare qe dhunuan varret e te pareve tane por degjuam dhe diplomatet greke qe thane ne prani te autoriteteve tona se Korca eshte Greqi.
Degjuam dhe se Boboshtica eshte Greqi. Ketyre autoriteteve e ne vecanti prefektin e Korces do te doja ta pyesja A e imagjinon ai ndopak se cdo te bente homologu i tij i Janines apo i Selanikut nese do te ndodhnin gjera te tilla te ngjashme ne territorin ne juridiksion te tyre
Statusi i Korces statusi i Boboshtices eshte i vulosur historikisht dhe nderkombetarisht. Korca dhe trevat perreth jane vatrat kryesore te shqiptarizmes. Korcaret kane deftuar me gjak e pene se jane shqiptare. Boboshtica eshte nje nga fshatrat me te kulturuar te Shqiperise prej nga vijne Rilindas te shquar. A do lejojme ne qe ky status i Korces dhe i Boboshtices te ndryshoje sot me dhunim varresh me pensione e me viza Deri kur do te lejojme qe ne truallin tone te dhunohen varret e te pareve A jemi ne te nderuar zoterinj me pak me patriote se koleget tane parlamentare te viteve 20-te te cilet edhe ne kete salle mbrojten dinjitetin e Shqiperise Apo Greqia e sotme nuk eshte ajo e djeshmja Une qe po ju flas jam perfaqesues i nje komuniteti qe ka histori genocidi ne vendin fqinje e kam fjalen per shqiptaret e Camerise. Ne jemi nje brez qe po shohim se si gjysherit tane kane vdekur dhe nuk po i tret dheu duke na lene nje amanet Te kemi mundesi te vendosim nje tufe me lule tek te afermit e tyre femije gra dhe pleq qe u vrane ne fund te Luftes se Dyte Boterore vetem pse ishin shqiptare. A mund te tolerojme ne qe prej ketij vendi te frymezohen dhunime te tilla Si Parti e ligjit dhe drejtesise ne pritem qe organet kompetente te nisnin hetimet rreth ketij akti te rende dhe cnjerezor nje akt as fetar as laik por te denueshem prej cdo lloj shoqerie njerezore dhe ne te gjitha koherat. Sot kur prokuroret kane vertetuar dhunimin e varreve kur ky dhunim na erdhi ne syte tane prej mediave do ti kerkoja autoriteteve te na sqaronin me shume rreth ketij akti. Do ti kerkoja Greqise fqinje anetare e BE-se qe te heqe dore nga aktualizimi i axhendes historike te qarqeve me te egra nacionaliste te shoqerise se vet.
Le te shohim nga e ardhmja nga zhvillimi i marredhenieve te partneritetit ne te gjithe fushat dhe te nderojme njelloj te vdekurit pavaresisht kombesise se tyre e territorit ku prehen. Ndoshta ne nuk kemi mundemi tu afrojme shume gjera shqiptareve. Nuk mund ti ofrojme nje detante te madhe midis 2 forcave te medha politike per te cuar perpara me shpejtesi proceseve integruese Ndoshta ne nuk mundemi tu afrojme Shqiptareve nje jete me te mire sherbime me te mira shendetesore punesim Por ne smund te bejme me sehir kur cenohet dinjiteti i tyre. Ne duhet minimalisht te reagojme e tu mbrojme dinjitetin shqiptareve.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›