Si duhet lexuar buxheti 2011
NgaFLIR MOSHO
Ekonomia shqiptare gjate dekades se fundit eshte karakterizuar nga nje zhvillim impresionues dhe nje stabilitet i konsoliduar. Politikat fiskale te parashikuara...
dhe ndjekura nga qeveria gjate vitit 2010 kane bere te mundur krijimin e kushteve adekuate per nje rritje ekonomike ne nivelin 4.1. Progresi teknologjik dhe reformimi strukturor i ekonomise politikat makroekonomike te suksesshme kryesisht te orientuara ne nxitjen e stimulimin e ofertes agregate perdorimi eficent i faktorit kapital rritja e produktivitetit te faktorit pune kane qene faktoret kryesore te cileve u atribuohet performanca e larte e ekonomise shqiptare. Nga ana tjeter zhvillimet pozitive dhe stabiliteti ne sektorin financiar kane bere qe te rritet ndjeshem kreditimi i suksesshem i ekonomise kryesisht i biznesit pa cenuar kredibilitetin ekonomik te vendit ndaj aktoreve vendas dhe te huaj.
=shte nje fakt tashme vertetuar dhe nga shume institucione nderkombetare qe Shqiperia e perballoi me sukses krizen
financiare globale gjate dy viteve te kaluara krahasuar jo vetem me vendet e tjera te rajonit por edhe me ekonomi te ndryshme boterore. Menaxhimi i situates ekonomike ne Shqiperi dhe treguesve fiskale tashme jane vleresuar edhe nga FMN-ja. Nga zhvillimet me te medha mund te permendim rritjen e eksporteve te produkteve teresisht shqiptare Made in Albania si edhe emetimin e eurobondit te pare shqiptar qe eshte nje certifikim dhe garanci per ecurine dhe progresin e ekonomise ne vend. Por edhe pse financat boterore kane filluar te stabilizohen gradualisht mbeten akoma per tu tejkaluar efektet e fazes post-krize ku ekonomite e vendeve te ndryshme duhet te krijojne mekanizma te reja per te rikuperuar pasojat e krizes globale drejt stabilizimit te tregjeve.
=Buxheti i vitit 2011 vjen ne kete start te periudhes post-krize dhe si qellim ka ruajtjen e stabilitetit makroekonomik si nje nga mekanizmat kryesore per zhvillimin e vendit. Objektivat themelore fiskale mbi te cilat buxheti i vitit 2011 eshte mbeshtetur jane fokusuar ne reduktimin e nivelit te borxhit publik me 0.8 krahasuar me vitin 2010 mbajtja e nje norme inflacioni ne intervalin 2-4. Ne linje me objektivat kryesore fiskale dhe monetare te kuadrit makro te vitit 2011 ky buxhet paraqet nje situate optimiste. Do te kemi nje rritje te ndjeshme ekonomike perafersisht 5.5 dhe ruajtjen e nje inflacioni mesatar vjetor ne nivelin 3. Buxheti 2011 do te karakterizohet gjithashtu nga nje nivel i qendrueshem i te ardhurave ne masen 27.1 te PBB-se nga 27.2 qe ishte ne buxhetin e rishikuar te vitit 2010 por me nje rritje prej 8.6 perkundrejt vitit 2010. Kjo rritje vjen kryesisht ne saje te politikave tatimore te orientuara drejt lehtesimeve fiskale ne sektoret me sensitive te ekonomise dhe ne saje te nje miradministrimi tatimor.
Kuadri i rishikuar makroekonomik dhe fiskal i vitit 2011 ve ne dispozicion me teper burime perafersisht 408 miliarde leke ose 9.8 me shume krahasuar me buxhetin 2010 per te akomoduar kerkesat e institucioneve buxhetore dhe ne te njejten kohe perparesite e programeve te qeverise. Shpenzimet do te alokohen kryesisht ne tri drejtime ruajtjen e deficitit buxhetor ne nivelin 3.5 rritjen e diferencuar te pagave dhe pensioneve si dhe mbajtjen e nje ritmi te qendrueshem te investimeve publike si nje mjet kryesor per rritjen ekonomike.
Reformat e ndermarra nga qeveria persa i perket deficitit buxhetor reflektojne nje situate ne pararoje per te tejkaluar efektet e mundshme negative te krizes financiare globale ne ekonomine e vendit tone. Rishikime te rendesishme te buxhetit synojne te ruajne nje nivel te qendrueshem te deficitit buxhetor ne 3.5 te PBB i cili do te financohet nga burime te brendshme deri ne masen 2 te PBB dhe pjesa tjeter 1.5 e PBB-se do te mbulohet nga burime financimi te huaja. Ne ndihme te ketij deficiti vjen dhe emetimi i eurobondit i cili pjeserisht do te sherbeje per te shlyer hua me te shtrenjta kontraktuar nga qeveria ne mungese likuiditeti e rrjedhimisht nje reduktim te kostos se borxhit total dhe pjeserisht do te plotesoje nevojen per huamarrje te ardhshme ne euro.
Buxheti i vitit 2011 ne vijimesi edhe te buxhetit te vitit 2010 do te vazhdoje te mbeshtese rritjen e pagave shpenzimeve te personelit dhe pensioneve si nje nga shtyllat kryesore te programit te qeverise. Vecanerisht ky buxhet do te karakterizohet nga politika konstante te numrit te punonjesve buxhetore te cilat ne thelb kane nje indeksim te kujdesshem dhe nje rritje selektive per sektoret prioritare. Ne te ardhmen kostoja e personelit do ti nenshtrohet nje analize te thelle shoqeruar me nje reforme ne sistemin e strukturave organikave dhe pagave me qellim forcimin e disiplines ne kete fushe.
Reformat e rritjes konstante do te vazhdojne edhe ne sektorin e pensioneve ne vazhdim te programit te qeverise drejt barazimit te pensioneve si ne fshat ashtu edhe ne qytet. Instituti i Sigurimeve Shoqerore ka vene ne dispozicion 85.3 miliarde leke ne Buxhetin e vitit 2011 per te rikuperuar efektet e inflacionit per te dhene nje shtese reale si edhe per te akomoduar nje rritje prej 5 ne pensionet e qytetit dhe 10 ne pensionet e fshatit. Gjithashtu vlen per tu permendur dhe fakti qe shpenzimet e ketij institucioni jane ngushtesisht te lidhura me te ardhurat qe ky institucion gjeneron.
Politikat e prira drejt investimeve publike do te jene prezente edhe ne programin buxhetor te ketij viti si nje mjet kryesor per te ruajtur stabilitetin makroekonomik te vendit. shte parashikuar nje nivel i konsiderueshem investimesh publike kryesisht n infrastrukturn rrugore. Shpenzimet kapitale parashikohet te rriten ne nivelin 6.1 e PBB nga 5.4 qe ishte nje vit me pare. Kto investime shihen si tepr efikase dhe eficente si n perspektivn afatshkurtr ashtu dhe n at afatgjat t ekonomis. N afatin e shkurtr kto investime do t ndihmojn t mbajn n nivele t larta krkesn agregate e rrjedhimisht prodhimin punsimin t ardhurat e konsunsumin n ekonomi duke mos lene hapesira per ndonje risk potencial persa i perket kontraktimit te ekonomise. Investimet publike dhe sidomos ato ne infrastrukture shihen si mjaft eficente edhe ne kendveshtrimin afatgjate te ekonomise duke qene se kane nje kthyeshmeri mjaft te larte.
Si prioritete ne listen e investimeve kapitale publike per vitin 2011 shihet perfshirja e projekteve ne vazhdim dhe ato qe cilesohen strategjike per zhvillimin ekonomiko-social te vendit dhe qe jane ne perputhje me programin e qeverise. Njekohesisht shpenzimet kapitale si me financim te brendshem ashtu edhe te huaj do te vazhdojne te perqendrohen ne sektoret prioritare te qeverise si infrastruktura rrugore dhe ujesjelles kanalizime arsimi ne te tre ciklet shendetesia mbrojtja dhe modernizimi i ushtrise zhvillimi i turizmit dhe konservimi i trashegimise kulturore te vendit bujqesia dhe subvencionet ne kete fushe politikat mjedisore te zhvillimit te mjedisit dhe zhvillimi rural.
Pjesa me e madhe e fondeve te investimeve publike jane percaktuar per sistemin rrugor te vendit ne akset kombetare dhe rurale qe kane qene dhe mbeten nje perparesi e kesaj qeverie. Ne terma konkrete risite qe do te sjelle ky buxhet dhe qe njekohesisht do te jene dhe projektet me te rendesishme jo vetem ne shpenzimet kapitale por ne teresi ne projekt-buxhetin afatmesem kryesisht kane te bejne me ndertimin e terminalit te ri doganor financimin e rruges Tirane - Elbasan financimin e Rruges se Arbrit rregullimin e infrastruktures ne zonat bregdetare ndertimin e Kuvendit te ri te Shqiperise si edhe ndertimin e Stadiumit te ri Kombetar ne Tirane.
Fondi per Zhvillimin e Rajoneve qe per here te pare u implementua ne buxhetin e vitit 2010 do te vazhdoje edhe ne buxhetin e vitit 2011. Fale zhvillimit ekonomiko-social te vendit si dhe procesit te integrimit ne strukturat e Bashkimit Europian eshte koha dhe kushtet optimale qe politikat sektoriale te pushtetit vendor te trajtohen ne nivel rajonal dhe kombetar. Qellimi kryesor eshte te inkurajohet pushteti vendor per nje administrim dhe absorbim sa me te mire te fondeve dhe nje politikeberje te nje niveli te larte. Ne kuader te Fondit te Zhvillimit te Rajoneve do te vazhdojne edhe ne buxhetin e vitit 2011 grantet per financime te metjeshme per rruget rurale qe lidhin komunat me rruget nacionale per arsimin baze parauniversitar dhe universitar per shendetesine dhe objektet kulturore per ujesjelles-kanalizimet per mbrojtjen e mjedisit dhe ndertimin e tregjeve agro-ushqimore.
Se fundmi mund te themi qe ky buxhet bazohet ne nje realizim dhe zbatim te suksesshem te buxhetit te vitit 2010 risjell nje organizim teresisht te fokusuar dhe te mbeshtetur ne prioritetet dhe strategjite e qeverise dhe siguron nje shperndarje eficente te fondeve ne menyre qe te gjitha klasat e shoqerise te perfitojne nga niveli i rritjes ekonomike ne vendin tone.
Drejtor i Fondit Kombetar ne Ministrine e Financave