E Shtunë, 31 Tetor 2026

Certifikata e FMN-se

Fondi Monetar Nderkombetar ne personin e shefit te Misionit te tij per Shqiperine Gerwin Bell e tha qarte dy dite me pare Fale nje historie politikash pergjithesisht te matura perspektiva makroekonomike e Shqiperise eshte e favorshme. Ekonomia eshte duke u forcuar dhe rritja ekonomike eshte parashikuar me nje norme solide e mbeshtetur nga rritja e eksporteve dhe nje ecuri e mire ne sektorin e bujqesise. Pritshmeria per inflacionin dhe inflacioni mbeten te ankoruara brenda intervalit te synuar besimi ne sistemin bankar eshte rikthyer dhe kredia po rritet. Cka eshte me e rendesishme rritja e eksporteve dhe nje kerkese me e moderuar per importet ka iniciuar levizjen e nevojshme drejt nje pozicioni me te qendrueshem te bilancit te jashtem te pagesave. Keto fjale nuk i shqipton nje pushtetar shqiptar por eksperte te nje institucioni te ftohte te distancuar nga qeverite dhe mjaft konservator. FMN keshillon 148 qeveri te botes dhe nuk ka ndonje interes ti beje qejfin qeverise se nje vendi te vogel te kontinentit tone sikurse eshte Shqiperia. Ajo thjesht i jep Cezarit ato qe eshte e tij. Rritja ekonomike shqiptare ka sjelle vleresime nga te gjitha institucionet nderkombetare dhe fakti qe morem per here te pare ne tregjet e kapitalit nje hua ne formen e shitjes se eurobondit me perqindje interesi 7.5 per qind me te ulet sesa per shembull Mali i Zi dhe Maqedonia deshmon se huadhenesit perendimore besojne tek ekonomia e vendit tone besojne tek politikat publike qe e mbajne ne ekuiliber kete ekonomi. Ne kete kendveshtrim buxheti yne i Shtetit i vitit 2011 ka arsye per te qene buxhet rekord shpenzimesh investimesh publike. Kjo pse burimet financiare te rritjes ekonomike jane ne vend. I kemi mirefilli motoret financiare per ti dhene gaz nje rritjeje me te forte ekonomike. Zhvillimet e fundit ne tregun e sistemit financiar bankar e deshmojne kete. Eumlshte regjistruar nje rritje e depozitave bankare me 18 per qind me shume sesa e njejta periudhe ne vitin 2009. Krahas kesaj ne bilancin e shkembimeve me boten kemi nje shtim shume te forte te eksporteve dhe modelim te importeve perkatesisht me 65 per qind rritje te eksporteve si nentemujor dhe nje rritje ne nivelet me te uleta historike vetem 8 per qind te importeve. Kesisoj arrijme ne nje permiresim te ndjeshem te bilancit tregtar te vendit. Nga ana tjeter edhe fakti qe ne dolem ne tregun financiar nderkombetar dhe mundesuam nje futje valute te barabarte me futjen e kapitaleve investuese nga jashte sherben per te mbeshtetur nje rritje ekonomike me optimiste. Niveli i kreditimit ne sistemin bankar sigurisht eshte i ulet jo ai i deshiruari. Por ka gjasa qe ai te pershpejtohet ndoshta dhe duke ristrukturuar me shpejtesi kredite me probleme te cilat jane rritur ne menyre shqetesuese. Nje ngrirje prej te pakten nje vit e kredive te keqija do tu jepte oksigjenin e duhur kompanive serioze te biznesit per te rinisur pagesat me korrektesi dhe per tu zgjeruar ne aktivitetin e tyre. Edhe privatizimet e disa ndermarrjeve ende shteterore per vitin 2011 mund te ndihmojne. Jane te gjitha kushtet per ta pare goten e mbushur gjysme plot dhe per te qene optimiste. Ne vitin e ardhshem nje eurobond i dyte per Shqiperine mund te merret ndoshta me nje perqindje edhe me te ulet nga sa u mor kete fund tetori. Prandaj dhe Certifikata vleresimi i dy diteve me pare i marre nga Fondi Monetar Nderkombetar na ndihmon qe te futemi edhe me bindshem ne tregjet nderkombetare te kapitalit duke marre nje borxh me te lire dhe duke mos renduar as gjeneratat qe vijne as mundesite e buxhetit te shtetit per te kredituar investimet kryesore ne ekonomi qe do te jene serish akset rrugore arteriet e verteta te nje zhvillimi te qendrueshem ekonomik per te gjithe ne shqiptaret.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›