E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhvleresimi i zgjedhjeve te dhjetorit

/ /

NgaARMAND SHKULLAKU

As termeti politik dhe as ai natyror i dy neteve me pare nuk e kane lekundur...

sa duhet Kosoven. Kriza e koalicionit qeveritar qe provokoi zgjedhjet e jashtezakonshme te 12 dhjetorit prodhoi nje situate absurde ku mazhoranca kerkonte rrezimin e qeverise dhe opozita mbajtjen e saj. Ne kete paradoks qe gjithsesi e ka nje shpjegim klasa politike kosovare duket sikur po tallet me vetveten dhe me qytetaret. Partia Demokratike e Kosoves qe ben hesapet e saj kerkon sa me pare zgjedhje per ti kapur kundershtaret te coroditur e te papergatitur. LDK qe gjithnje e me shume po merr pamjen prej leshkoje te kryetarit te saj abstenon e nuk di pse dhe si duhet te shkoje ne keto zgjedhje ndersa AAK po dallohet vetem me viktimizimin e saj e per asgje tjeter. Pervec kesaj tabloje keto zgjedhje te jashtezakonshme nuk po sjellin asgje te re ne Kosove e prandaj kjo e fundit duket indiferente ndaj renies se qeverise qe normalisht do duhej te ishte nje termet i vertete politik.
Zakonisht perpara zgjedhjeve pritjet jane te medha aq me teper kur behet fjale per zgjedhje te jashtezakonshme. Atmosfera eshte elektrizuese njerezit presin ndryshime gara ndiqet me pasion dhe shpresat e qytetareve per dicka me te mire shtohen. Ato jane nje moment jetik ne jeten e nje vendi dhe ne funksionimin e nje demokracie. Prandaj perjetohen si lekundje te forta qe prodhojne ndryshim. Por ne Kosove ndonese kemi te bejme me zgjedhje te jashtezakonshme asnje lekundje nuk po ndihet. Perse po ndodh nje gje e tille perse duket sikur askush nuk pret qe te ndodhe ndonje nderrim Shpjegimet mund te jene te shumta por me shume sesa konfiguracioni i forcave politike te Kosoves qe favorizon ndjeshem njeren parti kjo situate ka te beje me dicka tjeter.
Ne radhe te pare zgjedhjet e jashtezakonshme ne Kosove nuk erdhen si rezultat i nje krize thelbesore te koalicionit qeveritar. Ky koalicion qe kishte perballuar situata edhe me te renda ne planin e marredhenieve reciproke nuk u shperbe per arsye parimore e programore. As per ndonje mosrespektim te ideve apo reforme qeverisese. Ai u prish kur Fatmir Sejdiu u detyrua te zbatoje Kushtetuten e te lere postin e Presidentit te Republikes. Nje motiv i tille nuk ka te beje fare me perfaqesimin e interesave te elektoratit e per rrjedhoje sigurisht qe e le indiferent ate.
Po keshtu keto zgjedhje te jashtezakonshme nuk u provokuan nga aktivizimi i opozites nga protestat dhe aksioni i saj politik. Ato nuk erdhen as nga levizjet qytetare apo grevat si mjete per rrezimin e nje qeverie qe deshton ne permbushjen e detyrimeve te saj. Si opozita ashtu dhe grupimet e tjera nuk arriten asnjehere te vetme te kanalizojne pakenaqesine qytetare sic ndodh rendom ne vendet demokratike per te kundershtuar reformat e qeverise privatizimet papunesine kushtet e renda ekonomike etj gje qe mund ta detyronte kryeministrin Thaci te jepte doreheqjen.
Jo keto zgjedhje te jashtezakonshme nuk trokiten per shkaqe te tilla natyrale. Ato u provokuan nga interesa te ngushta dhe u planifikuan sipas llogarive politike te vete partise ne pushtet. Ato nuk po behen si pergjigje ndaj ndjeshmerive popullore por si nje zgjidhje qe u pershtatet vete atyre qe kane pushtetin. Prandaj kishim ate situate absurde ne Parlament prandaj dhe njerezit e atmosfera elektorale jane te ftohte prandaj dhe 12 dhjetori nuk duket se do te ndryshoje dicka ne Kosove. Zgjedhjet po behen sepse u merzit e ka hall Sejdiu dhe i shkojne me se miri planeve te Thacit ndaj prej tyre pritet qe me shume sesa interesat e qytetareve te sqarojne llogarite e politikaneve.
Indiferenca e qytetareve te Kosoves ndaj kesaj qe po ndodh ka edhe nje arsye tjeter vec shkaqeve qe cuan ne zgjedhje te jashtezakonshme. Ata ndihen te lodhur nga mungesa e vazhdueshme e moralit politik ne Kosove. Koalicionet dhe ndarjet aspak parimore mes forcave politike kane bere te humbase cdo interes ndaj tyre.
Keto zgjedhje te jashtezakonshme nuk eshte se premtojne dicka ndryshe. Ne fund te tyre nuk eshte cudi qe PDK dhe LDK pasi te kene reflektuar per hir te stabilitetit te vendit te behen perseri bashke per te qeverisur. Atehere jo vetem pritjet nga zgjedhjet por edhe vete zgjedhjet cfare kuptimi ka qe te mbahen Kur vullneti i elektoratit deformohet e zhbehet ne tryeza te marreveshjeve te pamoralshme politike zgjedhjet e humbasin kuptimin dhe Parlamenti shnderrohet ne teater te absurdit ku qeveria eshte e lumtur qe po rrezohet dhe opozita voton per mbajtjen e saj.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›