Interesant Vetem per prishjen e Stadiumit Kombetar heshtin
NgaBESNIK DIZDARI
Jane cuar peshe. Jane cuar peshe per shtepine e Enver Hoxhes e cila do te...
prishet per tu ndertuar Parlamenti i Republikes se Shqiperise. E cka nuk thone Thone qe eshte arkitekture historike Thone qe eshte trashegimi e diktatures dhe duhet te ruhet qofte edhe per ti treguar brezit te ri se cka qe diktatura komuniste Thone se askush ne bote nuk i prish keto objekte. Thone se ky mermer qe kerkon te pushtoje qiellin po te prishet prish historine e bulevardit Deshmoret e Kombit e ndoshta te vete Shqiperise
E cka nuk thone Thone se eshte mekat te prishet se po u prish prishet deshmia e historise. Ndonese ky objekt per ate qellim per cka u ndertua nuk pati me shume se nja dy a tri vjet jete qe ne te vertete nuk qe histori. Ngaqe per fatin e tij te keq nuk arriti te beje histori mu sepse Regjimi i te zotit te ketij objekti ra shume shpejt pas
ndertimit te tij.
Nuk kam fort deshire qe te hyj une e te argumentoj prishjen apo mosprishjen e ketij objekti. Dhe ne fund te fundit nuk kam deshire te hyj. Ajo cka me pelqen ti hyj paksa eshte pyetja qe me lind e fuqishme kane qe jane cuar peshe kesisoj per ta shpetuar kete objekt i cili edhe nga ana arkitekturore pervec vetemadheshtise mbytese me te cilen kerkon te te imponohet kur i kalon afer nuk te ngjall asnje shije estetike mbreselenese Perjashto rastet kur sheh duke rreshqitur femijet e guximshem nga lart-poshte prej shpateve te kesaj trampoline te pajete prej mermeri. Sepse pervec te tjerave nuk harmonizohet as me stilin zogist ministror te ndertimeve te atyshme as me stilin musolinian as me stilin kremlinian te sovjetizmit tone.
E cka nuk thone vertet Duke u hedhur perpjete vetem per kete objekt qe as histori nuk arriti te beje as funksionin per te cilin u ndertua nuk pati kohe ta luaje.
Nuk me pelqen kurrsesi qe ne kete shkrim te pershkruaj se si regjimi ka hedhur ne ere kishen mijevjecare te Vaut te Dejes e kishen e Zojes ka prishur xhami e kisha te tjera sa te duash. Ka zhdukur pazarin e Shkodres qe ka pasur 4 000 dyqane. Ka futur nen dh Pazarin e Tiranes. Ka rrenuar Pazarin e Korces. Ka hedhur ne ere varrin monumental te Nenes Mbretereshe. Ka flakur eshtrat e At Fishtes ne Kir. Ka djegur librat me te vjeter shqiptare e te kultures boterore ne oborre kishash jo ne kohen e Inkuizicionit por me 1967 te shekullit XX.
E cka nuk kane prishur ata baballaret e.
Dhe nuk shoh te hidhet perpjete askush prej tyre per gjithe keto rrenime te pafund te historise e kultures kombetare. Se edhe sot ia vlen te hidhesh perpjete per ato masakra qe u bene kunder kultures sone te vjeter te arkitektures se qyteterimit tone te lashte po dhe modern te asaj kohe. Natyrisht kete e ben vetem nese je dhe ndihesh shqiptar.
E cka nuk thone vertet
Dhe prape pyes cka kane qe jane cuar peshe per kete objekt prane Kryeministrise qe pervec te tjerave edhe ne aspektin arkitektonik qe nder objektet e pare me te cilin nisi shkaterrimi i gjithe harmonise se ndertimeve dhe stilit tradicional te Deshmoreve te Kombit
Mbes keq per te marre nje pergjigje apo nje domethenie.
2.
Mirepo papritmas me duket se megjithate e gjej pergjigjen dhe domethenien e gjithe kesaj. E gjej te vendimi per te ndertuar nje stadium te ri duke shuar Stadiumin Kombetar. Dhe po papritmas krahasoj
Jane cuar peshe per te mbrojtur nje objekt qe ne permbajtjen e tij nuk arriti te jetonte as tri vjet. E aq me pak te kete bere histori Rajshtagu dhe as histori Kremlini. Dhe heshtin edhe pse kane marre vesh qe do te prishet Stadiumi Historik Kombetar per tu ndertuar mbi te nje stadium krejt i ri modern qe ndryshe do te thote se mbi shuarjen e nje historie te vjeter te ndertosh nje histori te re ose duke prishur nje histori te vjeter tradicionale te pasur shumevjecare qe ka qetesuar per rreth 70 vjet shpirtin e trazuar te shqiptareve te nisesh nga e para nje histori te re qe natyrisht do te shpaloset ne nje arene krejt tjeter te re moderne.
E tash krahasoni. Hidhen perpjete per shtepine e Enver Hoxhes nje objekt qe nuk arriti te bente histori. Dhe heshtin per prishjen e shtepise se madhe sportive te brezave te shqiptareve qe eshte Stadiumi Kombetar qe ka plot gati 70 vjet qe ben histori qysh kur me dekretin e Viktor Emanuelit te III te dhjetorit 1939 nisi te ngreje themelet e tij
Ata nuk ndiejne mall se po prishet historia. Po ta kishin vertet kete mall historik dhe apolitik sic thone me pare se per kete objekt do te shqetesoheshin per prishjen e stadiumit qe bart mbi supet e tij nje histori te jashtezakonshme qe ka kapur shekullin.
E ai qe ka mall ketu eshte autori i pervuajtur i ketyre radheve. Dhe natyrisht jo vetem ai.
Si ka mundesi qe nuk shqetesohen se do te prishet kujtesa historike e tribunave te atij stadiumi ku eshte shpallur Shqiperia Kampione e Ballkanit me 1946 E nuk u vjen keq qe do te tjetersohet aty para tribunes ai vend emblematik ku me 13 tetor 1946 qe vendosur podiumi mbi te cilin lartesohej trupi monumental i Loro Boricit me kuroren e dafines dhe Kupen e Kampionit te Ballkanit madje para gjithe udheheqesve komuniste me ne krye Enver Hoxhen. Po po edhe kjo e fundit eshte histori qe duhet te kujtohet e te mos tjetersohet.
Mirepo ja qe do te prishet tribuna karshi prej ku une dhe mijera te tjere me 17 dhjetor 1967 kemi pare dhe perjetuar me ankth barazimin mitik 0-0 me Gjermanine - nenkampione e botes ne fuqi si nje duel midis Davidit dhe Goliadhit qe tronditi krejt Europen.
Nuk do te jete me dhoma ku ne shtatorin 1970 pak muaj para se te dale kampion i Europes jam gjendur midis Ajaksit legjendar te futbollit boteror menjehere mbas barazimit te bujshem 2-2 me 17 Nentorin e Tiranes dhe ku kam dialoguar rrufeshem me trajnerin po aq legjendar Rinus Michels te befasuar asisoj prej asaj fushe te zakonshme prej ketyre tribunave modeste prej kesaj arene elektrizuese shqiptare.
Nuk do te kem me vendin tim tradicional ne tribunen e shtypit prej ku kane lindur qindra e qindra faqe te shkrimeve e librave te mi. Dhe jo vetem te mi. Do te zhduket kabina prej ku i paharrueshmi Anton Mazreku u dha jete qindra ndeshjeve permes radiokronikave te tij qe qene te nje vlere europiane. Do te merzitem fort kur nuk do te shoh me ate pjese te fushes ku perballe Tribunes se Nderit jane zhvilluar ceremonite e gati 120 kampionateve e Kupave Kombetare te futbollit te mijera ndeshjeve ku jane ngritur lart trofete sportive e jane vene medaljet e qindra kampioneve te Shqiperise.
Dhe do te ndihem tejet i trishtuar se do te me zhduket pista ku jane zhvilluar mbi 60 kampionate kombetare te Atletikes se Lehte deshmitar pamor i te cileve kam qene gjithashtu ne mbi nja 50 prej tyre. Dhe jo vetem une.
Do te me prishet pedana e kercimit te Nih ih init - rekordmen legjendar i botes ne kercimin se larti ku isha i ulur prane tij mbi barin e pedanes ndersa e intervistoja me 1971 teksa ai pasi do te kercente 2.25 metra po kerkonte te thyente rekordin e tij boteror 2.28. Kjo po eshte histori qe duhet ruajtur fort. Do te prishet kesisoj pedana dhe pista ku kane garuar nje Ji Skobla nje Josef Odloil apo nje Vilm Mandlik te cilet ishin nder atletet me te mire te botes. Kjo po eshte historia qe duhet ruajtur. Do te me prishet pedana ku ka bere garat e para kampionia e botes Kampionia e Europes dhe Nenkampionia Olimpike Mirela Manjani shqiptarja po legjendare qe garoi per Greqine.
Nuk do tia arrij te marr me me mend golat e Joses dhe te Minges te cilet me 1984 mposhten 2-0 per Kupen e Botes nje nga skuadrat me te fuqishme te Europes e te botes te asokohe Belgjiken e Shifos sepse ajo fushe ato tribuna ai mjedis do te me zhduket sysh perjete per tu ndertuar stadiumi i ri qe do te jete dicka krejt tjeter. Nuk do te arrij me te marr me mend as mposhtjen prej Panajot Panos me shoke te Torinos se Italise - ato dite Kampione e Europes. Dhe as te fitoreve te bujshme ndaj Celtic te Gllaskout apo Austrise se Vjenes prej Partizanit tim. Dhe as mposhtjen e Kampiones se Europes 2004 Greqise prej Kombetares sime. Dhe kurrsesi nuk do tia arrij te marr me me mend tribunen me flamurin gjigant kombetar te mijera shqiptareve atdhetare te medhenj te Kosoves sime qe ndizte Tiranen dhe Shqiperine e asaj mbremjeje te paharrueshme. Natyrisht jo vetem une po gjithe shqiptaret.
Keto po jane histori per tu ruajtur me te gjithe monumentin e tyre memorialin e tyre qe eshte Stadiumi Kombetar.
Te gjithe keto histori nuk do tia arrij ti nepermend me as si nje mirazh. Dhe jo vetem une.
Sepse stadiumi i ri padashur do te ma shkaterroje gjithe kete histori. Madje do te ma zhduke.
Nuk do ta kem me aq afer Tribunen e Nderit dhe keshtu nuk do tia arrij te kujtoj me pranine per here te pare dhe te vetme ne historine e Shqiperise 1995 te te dy presidenteve te Komitetit Olimpik Nderkombetar CIO Huan Antonio Samaranch dhe Jaques Rogge.
Ndiej mall qysh tash kur kujtoj se do te me zhduket tribuna karshi qofte dhe ngaqe me kujton dekorin gjigant te spartakiadave kombetare qe i thurnin lavde regjimit ndersa Enver Hoxhen e kisha 10 metra larg kabines se shtypit te asokohe teksa interpretonte dashuri te rreme me vetemadheshtine e tij te shfrenuar te cilen ne gazetaret po te regjimit vraponim duke na u marre fryma per te mberritur shpejt ne redaksi dhe per ta pershkruar deri ne patetiken me servile qe mund te ekzistonte. Kjo po eshte histori gjurmet e se ciles per hir te se vertetes gjithashtu duhen ruajtur. Sepse eshte histori e gjalle e perjetuar drejtpersedrejti me te gjithe fasaden e kriminalitetit te saj ne kete tempull sportiv 70-vjecar qe quhet stadiumi kombetar Qemal Stafa.
Kjo po eshte histori gjurmet e se ciles do te shuhen me ngritjen e stadiumit te ri europian qe me te drejte do te ndertoje Shqiperia e sotme. Per fat do te ndertohet duke zhytur ne nentoke historine e Stadiumit Kombetar stadiumit tim shqiptar stadiumit tone shqiptar stadiumit qe mund te mos prishet mu per hir te historise kur me pak mundim sic e kam thene me kohe i riu mund te ndertohet diku tjeter. Dhe keshtu pa harxhuar asgje me teper fitonim nje stadium me teper
3.
Por ata heshtin. Dhe jane cuar peshe vetem per shtepine e Enver Hoxhes e cila do te prishet per tu ndertuar Parlamenti i Republikes se Shqiperise qe ne ndryshim nga stadiumi i ri veshtire ti gjendet vend me i pershtatshem.
E cka nuk thone vertet Thone qe eshte arkitekture historike Thone qe eshte trashegimi e diktatures dhe duhet te ruhet qofte edhe per ti treguar brezit te ri se cka qe diktatura komuniste Thone se askush ne bote nuk i prish keto objekte. Thone se ky mermer qe kerkon te pushtoje qiellin po te prishet prish historine e bulevardit Deshmoret e Kombit
Dhe heshtin per prishjen e Stadiumit Kombetar me nje jete 70-vjecare tempullin historik te shpirtit sportiv te shqiptareve.
Ashtu sic heshtin tash 65 vjet per ate qe kane prishur ata baballaret e.
Jane naive. Iu thote mendja qe ne nuk e dime se arkitektura eshte me misteriozja dhe me ushqyesja e ideve Guy de Maupassant. E ideve te tyre