E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e shtatzenes, burg perjete bashkeshortit

Xhemil Beharaj
I akuzuari per vrasjen e bashkeshortes se tij shtatzene, eshte denuar dje nga Gjykata e Rrethit te Fierit me burgim te perjetshem. Pajtim Abazi (Duraj) eshte ndeshkuar me denimin maksimal nga togat e zeza per veprat penale te “vrasjes ne rrethana cilesuese ndaj gruas shtatzene”, te “mbajtjes pa leje te armeve luftarake” dhe te “prishjes se qetesise publike”. Trupi gjykues konsideroi te bazuara provat e servirura nga prokuroria ne ngarkim te 29-vjecarit, i arrestuar per vrasjen e Matilda Haxhiut dhe binjakeve, qe gruaja kishte ne bark.
Krimi i trefishte ndodhi ne oret e para te mengjesit te 10 marsit te vitit 2007. Mes dy bashkeshorteve ka pasur konflikte te hershme, cka kishte bere qe disa muaj me para 25-vjecarja te merrte plackat dhe te shkonte ne shtepine prinderore. Por, pasi Pajtim Abazi kthehet nga emigrimi, edhe bashkeshortja e tij vendos te rikthehet ne apartamentin bashkeshortor, ne fshatin Ferme-Clirim, te rrethit te Fierit. Gjykata konstatoi se mes dy bashkeshorteve kishin rifilluar konfliktet e kohes kur jetonin ne Itali. Pajtim Abazi ka qelluar me pistolete drejt te shoqes, e cila ka vdekur se bashku me binjaket qe nuk arriten te lindin.
Togat e zeza, te kryesuara nga kryetari i Gjykates se Rrethit te Fierit, Andi Civici, nuk kane marre ne konsiderate kerkesen e mbrojtjes per rikualifikim te vepres penale. Avokatja Rita Hasa kishte kerkuar disa dite me pare qe klienti i saj te mos denohej per “vrasje ne rrethana cilesuese”, por per “plagosje te rende me pasoje vdekjen”. Gjithashtu, mbrojtja ka kerkuar qe 29-vjecari te shpallej “i pafajshem” per akuzen “prishje te qetesise publike, por gjykata ka rrezuar kerkesen e saj. Duke pranuar provat dhe pretendimet e akuzes, trupi gjykues vendosi qe Pajtim Abazi te qendroje perjete ne nje burg te sigurise se larte.
Plaget qe shkaktuan tre viktima
Ne baze te aktit te ekspertimit mjeko-ligjor te dates 09.03.2007, rezultoi se ne trupin e viktimes Matilda Haxhiu, u konstatuan nga jashte nje plage e ballit e karakterit shqyes shtypes, e pak diteve me pare, ekimoza te gjymtyreve dhe barkut. Ekimozat jane te moshave te ndryshme nga te fresketat deri ne disa dite me pare. Gjithashtu, eshte konstatuar nje plage tejshkuese e regjionit gluteal te majte e te kofshes se majte. Nga brenda eshte verejtur carje e arteries femorale si dhe hematome e muskujve te kofshes se majte. Ne barkun e viktimes gjendeshin dy foshnja, njera e seksit femer dhe tjetra mashkull, te cilat kishin moshe 8-muajsh. Plaget dhe ekimozat ne balle jane shkaktuar me mjet te forte jo te mprehte, ndersa plaga tejshkuese e regjionit gluteale te majte dhe kofshes se majte jane shkaktuar me arme zjarri me drejtim qitjeje nga prapa-perpara ne distance jashte veprimit te faktoreve plotesues te qitjes.
Kercenon prokurorin, arrestohet motra e te denuarit
Nje incident i rende eshte regjistruar dje ne korridoret e gjykates, menjehere pas shpalljes se vendimit. Brunilda Abazi, motra e te denuarit, eshte arrestuar ne flagrance nen akuzen e “fyerjes se personit per shkak te detyres”. Policia ka nderhyre pas kerkeses se prokurorit Clirim Sina, i cili eshte perballur me nje “lume” sharjesh e ofendimesh pasi gjykata i ka denuar te vellane. Prokurori Sina ka treguar, per “Koha Jone”, se incidenti ka ndodhur ndersa ai dilte nga zyra e shefit te tij, ku kishte shkuar per te raportuar per mbylljen e procesit. “Ajo filloi te me shante, por edhe me kercenoi me vdekje. I ndodhur ne kushte te tilla, thirra grupin e gatshem, i cili kreu arrestimin e saj ne kushtet e flagrances”, tha prokurori Sina.
“E vrava se me tradhtonte”
I pyetur nga policia, Pajtim Abazi ka pohuar se gruan e kishte vrare per ceshtje nderi. “Ne Milano, atje ku banonim, kisha disa shqiptare prane, qe shkonim te njeri-tjetri, ka treguar perpara uniformave blu 29-vjecari. Dy ishin nga Ferma-Clirim, nje nga Lushnja dhe nje tjeter nga Berati. Une isha i bindur qe shtatzenia e saj nuk ishte me mua. Ajo kishte shkuar me shoket e mi, me te cilet une kisha hyrje-dalje. Nuk mund ta duroja dot kete turp qe me beri, me ka zhburreruar. Une i kisha kerkuar disa here qe te me tregonte te verteten, por ajo nuk pranoi. Dhjete dite para se te kryeja krimin, u kthyem ne Shqiperi. E dergova te familja e saj ne Kuman. Dy dite para se ta vrisja, babai i saj ma solli ne shtepi. Kete gje nuk mund ta kaperdija dot. Vendosa dhe e vrava”. Nderkohe policia e Fierit, gjate hetimeve ka konstatuar se 29-vjecari njihej si vjedhes, perdorues drogash te lehta dhe trafikant i tyre. Sipas policise, nga informacionet e mberritura kishte sinjalizime se ai trafikonte lende narkotike dhe shoket ishin te se njejtes kategori. Jane pikerisht ata shoke, per te cilet Pajtimi dyshonte se shkonin me vajzen, me te cilen ai bashkejetonte prej nje viti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›