Plagosi vellane, denohet 11 vite burg
Plagosi vellane me thike, pas nje grindjeje banale ne shtepi, por do te vuaje 11 vite burg per vepren penale te “vrasjes se mbetur ne tentative”. Ky eshte vendimi i dhene dje nga Gjykata e Tiranes per 32-vjecarin Marino Spahiu, i denuar edhe me pare per vjedhje. Trupi gjykues i kryesuar nga Altin Abdiu nuk ka ulur asnje vit nga kerkesa e prokurorise gjate pretences, edhe pse pala mbrojtese pretendoi zbutje te mases per shkak se i riu e kishte kryer krimin ne kushtet e tronditjes psikike. Mbi Spahiun rendonte edhe vepra penale e “prodhimit te armeve te ftohta”, nderkohe qe gjate rrefimit ne gjykate pranoi krimin e kryer. Ngjarja per te cilen akuzohet 32-vjecari ka ndodhur daten 13 qershor te vitit te kaluar, rreth ores 21:00 te mbremjes, ne Tirane. Sipas organit te akuzes, i pandehuri, pasi eshte grindur me te vellane e tij 40-vjecar, ka nxjerre nje thike, me te cilen e ka goditur. Madje, pas plagosjes, e ka transportuar edhe ne Spitalin Ushtarak per mjekim, ndersa eshte arrestuar ne flagrance. Policia deklaroi pas hetimeve paraprake se dy vellezerit ishin grindur me njeri-tjetrin per motive banale, sharje te ndersjella, qe sollen edhe ngjarjen e rende. Nje seance me pare, organi i akuzes i ka kerkuar gjykates shpalljen fajtor dhe denimin e Spahiut me 11 vjet heqje lirie, nderkohe qe mbrojtja pretendoi denim me te bute, pasi e ka kryer ne kushte te tronditjes se forte psikike. R. Caushaj