E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushë Kruje shpërthim në fabrikën e çimentos

FUSHE KRUJE- Një shpërthim tritoli ka ndodhur në ambientet e jashtme të fabrikës së çimentos në Fushë Krujë. Ngjarja ndodhi paraditen e sotme. Sipas burimeve në vendngjarje, lënda shpërthyese ishte vendosur në një makineri brenda në fabrikë.

Fatmirësisht nga shpërthimi i tritolit ka pasur vetëm dëme materiale dhe nuk janë shënuar të lenduar. Ne momentin e ndodhjes se shpërthimit fabrika ka qenë e populluar por fatmirësisht nuk janë shënuar të lënduar.

Policia ka shoqëruar 15 persona, mes të cilëve edhe punonjës të fabrikës për të zbardhur autorët e vendosjes se lendes eksplozive dhe motivin e ngjarjes.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›