Berisha: Ramën nuk e pranuam në PD
09/12/2008 8 dhjetor ’90, Kryeministri kujton fillimet politike të kryetarit të PS-së. Elozhe rinisë
“Nuk u pranua në lëvizje, se ishte nip i Byrosë Politike dhe biri i Komitetit Qendror”
Kryetari i Partisë Demokratike, njëkohësisht kryeministër i vendit, Sali Berisha i ka kujtuar dje kundërshtarit të tij politik, kreut socialist Edi Rama, fillimet politike në vitin 1990. Berisha ka zgjedhur Ditën e Rinisë, kur 18 vjet më parë nisi lëvizja studentore, që i parapriu krijimit të partisë së parë opozitare, PD-së, për të bërë publike shkaqet pse Edi Rama nuk u pranua në radhët e PD-së. “Nuk më kujtohet që Edi Rama të ketë qenë në ditët e para, por ka ardhur më vonë”, - është shprehur Berisha në një prononcim për mediet, pak çaste pasi kishte vendosur një kurorë në memorialin e liderit të dhjetorit ’90, Azem Hajdari.
Deklarata për Ramën
“Kryetari aktual i PS-së Edi Rama ka ardhur për t’u bashkuar me Partinë Demokratike, por nuk e lejuan disa grupe për shkak të problemeve të tij”, - u shpreh kreu demokrat Berisha. Duke iu përgjigjur interesimit të medieve në lidhje me rolin e Ramës në Lëvizjen e Dhjetorit, Berisha theksoi se “ai erdhi më vonë, por për shkak të disa kritereve radikale ose gjysmëradikale të vendosura nga Partia Demokratike, për shkak se nga njëra anë ai ishte nipi i Byrosë Politike dhe biri i Komitetit Qendror, nuk u pranua në lëvizje”. “Më pas Rama krijoi një parti të çuditshme, të quajtur ‘KIS’, por që s’ka asgjë të përbashkët me puthjen. Ajo ishte Partia Kristiano-Islamike, që e themeloi së bashku me avokatin dhe tre të tjerë”, - tha Berisha. Sipas tij, me krijimin e asaj partie ata bënë një veprim jashtëzakonisht të mbrapshtë, sepse kërkuan të përziejnë fenë me partitë, me shtetin. “Atëherë institucionet ndërkombëtare dhe institucionet e mëdha fetare të botës ndërhynë dhe thanë se nuk mund të shkohej më tej, pasi feja, kisha e xhamia janë të ndara nga shteti. Ky është roli i kryetarit aktual të PS-së, meqenëse keni kuriozitet”, - u shpreh Berisha. Më tej ai tha se Lëvizja e Dhjetorit ishte një lëvizje e studentëve, pedagogëve dhe intelektualëve, e cila çeli dyert e lirisë për shqiptarët.
Ceremonitë festive
“Me vite nuk jam moshatari juaj. Ju keni fatin e madh të jeni moshatarë me lirinë, ndërsa unë mbi katër dekada kam humbur në diktaturë. Por unë sërish jam fatbardhë dhe i lumtur, sepse jam dhe do mbetem përjetë bashkëmoshatari juaj në idealet e lirisë, në qëllimet, në aspiratat, në ëndrrat, në projektet për vendin tim, që 18 vjet më parë do t’i pagëzonim të gjitha së bashku Shqipëria si Europa”. Kështu u është drejtuar Kryeministri Berisha të rinjve të pranishëm në koncertin festiv të organizuar me rastin e Ditës së Rinisë. Duke e cilësuar 8 dhjetorin si ditëlindjen e vërtetë të lirive dhe të drejtave të mbarë qytetarëve shqiptarë, që erdhën në dhjetorin e vitit 90 si qeniet më të shtypura, më të tjetërsuara, më të shkreta e më të izoluara të Kontinentit Europian, Berisha theksoi se më 8 dhjetor të vitit ’90 studentët e Universitetit të Tiranës me në krye heroin e tyre të pavdekshëm Azem Hajdari, në një betejë që do të mbetet legjendë e vërtetë e trimërisë dhe guximit njerëzor, u përballën në rrugët dhe sheshet e Tiranës me diktaturën më të egër, më barbare të Europës. “Më 8 dhjetor të vitit ’90 unë pashë, ndjeva dhe besova se ideali, aspirata e lirive të mia po shndërrohej në realitet. Kështu që nga ajo ditë për mua, por dhe për çdo shqiptar, rinia dhe liria janë dhe do mbeten sinonime të njëra tjetrës. Që nga ajo ditë e bekuar unë aq sa i besoj lirisë i besoj dhe rinisë”, - tha kryetari i PD-së. Më tej ai theksoi se punësimi i rinisë mbetet përparësi madhore e qeverisë. “Rruga jonë drejt së ardhmes është një histori e shkurtër, histori 18-vjeçare; ajo ka moshën tuaj, ka moshën e lirive tona. Të ardhmen e ndërtojnë vetëm njerëzit e lirë, vetëm kombet e lira. Liria dhe e ardhmja janë një dhe e pandarë”, - tha Berisha. Sipas tij, pushtimet, copëtimet, diktaturat, shqiptarët e të gjitha gjeneratave para jush i dënuan me mbijetesë, ndërkohë që kombet me të cilat ne duam të bashkohemi kanë rendur të lirë në rrugën e së ardhmes dekada dhe madje shekuj. “Këtë vit ne së bashku me ju e ngjitëm Shqipërinë në vendin e dytë në botë për reformat e tregut. Shqipëria është sot vendi i rritjes ekonomike më të shpejtë në rajon, vendi i besimit më të madh nga qytetarët e saj dhe bota, vendi më tërheqës për investitorët, vendi me miqtë më të mëdhenj dhe më të shquar se kurrë më parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Europë”, - tha Berisha.