E Diel, 1 Nëntor 2026

Telefonat e veshit kur je në timon, më të rrezikshme se kur i mban me dorë

telefonat-e-veshitAto janë konsideruar gjerësisht si një mjet i sigurt për të bërë një telefonatë, ndërsa je në timon. Telefonat që nuk mbahen në dorë, paraqesin më shumë rrezikshmëri se sa telefonat e tjerë të thjeshtë që me duar ti i mban në vesh, ndërsa nget makinën.

Hulumtuesit kanë sugjeruar se shoferët që përdornin duart në timon dhe celularin në vesh, mund të paraqesin pothuajse më shumë një rrezik të sigurisë.

Një studim kanadez ka gjetur se këta shoferë kishin dukshëm më shumë gjasa për të bërë një mori gabimesh potencialisht të rrezikshme në timon, që nga përshpejtimi në korsi tek kalimi pa ndezur sinjalet, se sa shoferët që nuk flasin në telefon.

Hulumtuesit që studiuan aktivitetin e trurit të këtyre shoferëve gjetën se aty kishte një rritje të konsiderueshme në aktivitetin e trurit, ndërsa ata ishin duke folur me një pajisje pa duar krahasuar me gjendjen e kontrollit.

Kur këto lloj telefonash dolën në treg u mendua se do të shpëtonin shoferët nga gabimet në timon dhe do të ulnin numrin e aksidenteve që lindin shpesh prej telefonatave në timon.

Një studim i udhëhequr nga Profesor Yagesh Bhambhani, i Universitetit të Alberta në Kanada, tregoi kalime edhe në gabime gjithashtu që përgjigjen me një rritje në normën e zemrës dhe aktivitetin e trurit.

Arisa Liço/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›