Dhunohet nga policet, humbet ndjenjat ne gjykate

Aristil Gllucaj dhe Oltion Varfi, te kapur ne autobusin e linjes Sarande-Qafebote duke shoqeruar pese klandestine, kane dale dje para togave te zeza. Seanca gjyqesore ndaj tyre ka pasur nje normalitet te sforcuar, te cilit i ka mbaruar koha shpejt. Kishin kaluar vetem 15 minuta nga nisja e gjyqit per marrjen e mases se sigurise, kur pasojat e dhunimit fizik ne mjediset e komisariatit jane dukur ne sallen e gjyqit.
18-vjecari Aristil Gllucaj ka humbur ndjenjat ne sallen e gjyqit dhe koka i eshte perplasur ne tryeze. Gjendja kritike shendetesore eshte bere shkak per t‘u nderprere seanca dhe i semuri eshte derguar serish ne dhomen-burg te spitalit te Sarandes. Gjyqtarja Enkelejda Doda e kishte pyetur nese ndihej mire per te perballuar seancen gjyqesore dhe pergjigjja e tij ka qene pozitive. Jashte deshires se tij, nuk ka ndodhur keshtu dhe ai eshte mbuluar nga shkumezimi ne goje, deri sa humbi ndjenjat.
Seanca ka vazhduar ne prani te te pandehurit tjeter, Oltion Varfi, familjaret e te cilit prisnin me ankth, jashte dyerve te gjykates. Prokurori i ceshtjes, Platin Alicka, ka kerkuar masen e sigurise, "arrest ne burg" pa afat, deri ne perfundim te hetimeve, por gjykata ka vendosur masen e sigurise "arrest ne burg me afat 30 ditor" per te dy te pandehurit.
Ushtrimi i dhunes ndaj dy te rinjve vlonjate ishte denoncuar dy dite me pare. Avokati Tartar Bazaj ka shkuar ne Prokurorine e Sarandes dhe ka depozituar nje kallezim ndaj Policise se Sarandes, per ushtrim dhune mbi te rinjte vlonjate Oltion Varfi dhe Aristir Gllucaj, te ndaluar per trafik klandestinesh. Menjehere ka reaguar edhe institucioni i Avokatit te Popullit, ndersa ne qytetin bregdetar kane shkuar edhe familjare te dy te demtuarve.