E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres-Kukes, 5 zyrtare para togave te zeza

Prokuroria e Tiranes ka derguar ne gjykate nje dosje penale me pese zyrtare te larte qe jane denoncuar nga KLSH-ja ne lidhje me ndertimin e rruges Durres-Kukes.

Kontrolli i Larte i Shtetit ka konstatuar abuzime dhe shkelje ne prokurimin per ndertimin e rruges. Ekspertet e ketij institucioni kane konstatuar nje dem financiar prej 55 milione lekesh te reja ne tri lloj shkeljesh.

Sipas akuzes, te pandehurit jane Mimoza Prushi, Natasha Saliaj, Niko Mihali, Petraq Duka dhe Skender Cota. Ata akuzohen per shkelje te barazise te pjesemarresve ne tendere ne bashkepunim.
Dosja do te gjykohet nga gjyqtari Altin Abdiu.

Prokuroria i akuzon se kane abuzuar ne lidhje me mungesen e konkurrences ne tenderin per ndertimin e kesaj rruge. Akuza, duke iu referuar KLSH-se, tha se ka konstatuar se nuk eshte zbatuar ligji per "Prokurimet", ne perzgjedhjen e firmes "Bechtel-Enka".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›