E Diel, 1 Nëntor 2026

Caldura, i zgjedhur apo i ftuar

 

“ONUFRI 2008”, kurator Riccardo Caldura

Edicioni XV i Ekspozitës Ndërkombetare të Arteve Pamore “ONUFRI” do të ketë për kurator Riccardo Caldura-n. lajmin e bëri të ditur dje zyra e shtypit e Galerisë Kombëtare të Arteve. “Këshilli Organizativ i Ekspozitës Ndërkombëtare të Arteve Vizive “ONUFRI” vendosi që edicioni i XV i kësaj ekspozite të hapet më datë 18 Dhjetor 2008 në Galerinë Kombëtare të Arteve, Tiranë dhe të qëndrojë hapur për gjashtë javë të plota kalendarike deri më datë 29 Janar 2009”, njoftoi dje Zyra.

Thuhet se Caldura është zgjedhur ngaqë përfaqëson një personalitet artistik në Itali dhe është njohës i skenës artistike shqiptare, e ka vizituar disa herë Shqipërinë. Ai mban postin e Docentit për Fenomenologjinë e Arteve Bashkëkohore në Akademinë e Arteve të Bukura të Venecias dhe është drejtor i Galerisë Bashkiake Galleria Contemporanea, të Venecias. Në Qershor të 2007, ai ka organizuar një ekspozitë të artit bashkëkohor shqiptar në galerinë që drejton.

Njoftimi për shtp ka një kundërthënie. Njëherë thuhet se Caldura është zgjedhur nga Këshilli Organizativ i Onufrit, njëherë tjetër që Caldura është ftuar dhe kjo “përbën risinë më të madhe të kësaj ngjarjeje artistike, pasi është hera e parë në historinë e këtij aktiviteti që zgjidhet një kurator i huaj për “Onufrin”.”

Statusi i “Onufrit” përcakton që kuratori duhet të zgjidhet me konkurs në bazë të një platforme. Vazhdon e njëjta histori çdo vit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›