Dhunohet selia e PS-së në Durrës

Dhunohet selia e Partisë Socialiste në qytetin e Durrësit. Autorët kanë thyer derën e selisë së PS-së. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë për hetime. Nuk dihet ende nëse janë vjedhur meteriale. Policia është vënë në kërkim të autorëve.