E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kroaci, Josipovic e Bandic përballë në raundin e dytë

ZAGREB-Socialdemokrati Ivo Josipovic, kandidati i qendrës së majtë ka dalë fituesi i raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Kroaci, duke marrë 32.44 për qind të votave.Meqë nuk ka më tepër se 50%, atëherë duhet të zhvillohet edhe rundi i dytë i zgjedhjeve, më 10 janar.Kandidat tjetër do të jetë kandidati i pavarur, ish-kolegun e partisë së tij, kryebashkiakun e Zagrebit Milan Bandic, i cili mori 14.84 për qind të votave. Këto janë rezultatet zyrtare që u publikuan nga KQZ-ja kroate. Pjesëmarrja në votime ishte 44.07 për qind.(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›