E Diel, 1 Nëntor 2026

Eurosong 2010, Juliana Pasha në Oslo me "Nuk mundem pa ty"

TIRANE- Juliana Pasha do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin Europian 2010 që do të zhvillohet në Oslo, të Norvegjisë. Kënga “Nuk munden pa ty” e shkruar nga Ardit Gjebrea dhe Pirro Cako fitoi çmimin e parë të Festvialit të 48 të Radio Televizionit Shqiptar, që u zhvillua mbrëmë.Cmimin e dytë e mori Anjeza Shahini me këngën “Në pasqyrë” , vendin e tretë e mori Kamela Islami me këngën 'Gjëra të thjeshta'. Natën e mbrëmshme u kënduan 20 këngë, ndërsa evenimenti i festivalit u zhvillua në 4 ditë rresht. Natën e parë kënduan profesionistët. Nata e dytë ishte rezervuar për të rinjtë, nga ku u përzgjodhën 2 këngëtarë. Natën e tretë këngëtarët performuan në duet këngët e tyre. Juria që përzgjodhi këngët përbëhej nga Zana çela (producente), Luan Zhegu (kantautor), Flamur Shehu (kompozitor), Agron Tufa (shkrimtar), Olen çezari (violinist), Vikena Kamenica (mexo-soprano), Saimir Braho (këngëtar). Festivali u prezantua nga cifti Alban Skënderaj dhe Miriam Cani.(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›