E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, policia kufitare shpëton nga mbytja 2 peshkatarë

DURRëS- Policia kufitare shpëton dy peshkatarë të cilët rrezikuan të mbyteshin në det të trazuar. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e njohur si “Shkëmbi i Kavajës”. Peshkatarët Ramazan dhe Ardian Hyseni kishin dalë në det që në orët e para të ditës së sotme ndërsa nuk mundën të ktheheshin për shkak të motit të keq. Mësohet se peshkatarët arritën të telefojojnë policinë menjëherë pasi ndjenë rrezikun , ndërsa forcat e policisë kufitare arritën në kohë duke shmangur një tragjedi të mundshme. Dy peshkatarët u dërguan menjeherë në spital, nga ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën. (e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›