Dhunoi kufomën në Poliçan, policia arreston Kushtrim Gurin

Arrestohet autori i shumërkuar i aktit makabër në Polican. Policia e Beratit ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit Kushtrim Guri, i cili akuzohet për dhunimin e kufomës së Shpetim Dervishi.
Një ditë më parë Roja e Uzinës Mekanike të Armëve të Policanit, Shpëtim Dervishi ka ekzekutuar me armë zjarri Shefin e sigurisë teknike të ndërmarrjes, Vladimir Guri dhe më pas vrarë edhe veten. Por krimi nuk është mbyllur me kaq, pasi në një mënyrë krejt të pazakontë dhe të padëgjuar më parë në Shqipëri, vëllai i viktimës, Kushtrim Guri, ka masakruar kufomën e Shpëtim Dërvishit, duke i prerë kokën për së vdekuri.
Ngjarja u regjistrua mëngjesin e së hënës, në ambjentet e brendshme të Uzinës Mekanike të qytetit të Poliçanit, në afërsi të vendit ku shërbente 45 vjeçari si roje. Motivet e xhelozisë janë bërë shkak për këtë krim, pasi roja i Uzinës akuzonte viktimën se i ngacmonte bashkëshorten e tij. Ky fakt, nuk është pranuar nga Dërvishi, duke dashur ta mbyllë ceshtjen me vrasjen kolegut të tij të punës dhe pas pak minutash, në kushtet e depresionit autori ka vrarë edhe veten me një plumb në kokë me po te njejten armë.
Mesohet se një tjetër motiv që ka shtyrë rojen të kryje vrasjen dyshohet se ka qënë largimi i bashkëshortes së tij nga puna si pasojë e reformës së ndërmarë në uzinë.