Zhduket ish-polici në Fushë Krujë, familjarët: Pa kontakte 3 ditë

U nis për të shkuar në punë, por ka 3 ditë që familjarët nuk kanë marrë asnjë lajm prej tij. 49 vjecari, Anton Preni, nga Fushë-Kruja ka humbur gjurmët e tij që prej mëngjesit të ditës së dielë, teksa ishte nisur për në punë në fabrikën e tullave që operon në këtë zonë.
Familjarët e tij thonë se ai ishte njeri i qetë dhe nuk shkaktonte konflikte, por nga ana tjetër, me ndrojtje tregojnë edhe faktin se në vitin 2002 vëllai i Antonit kishte kryer një vrasje, një krim për të cilin ai po kryente dënimin në burg.
Familjarët kanë bërë edhe denoncimin e zhdukjes misterioze të 49 vjecarit, Anton Preni, në Komisariatin e policisë, por deri tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga hetimet. Preni ka punuar me pare si efektiv policie, dhe aktualisht eshte i martuar e ka 3 femije qe presin ne shtepinë e tij.