Elvis Cefa nënkryetar i KLD-së

Cefa, njëkohësisht edhe kryetar i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, zëvendëson Kreshnik Spahiun, i shkarkuar në fund të muajit shkurt nga detyra.
Mbledhja u drejtua nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i cili ka kërkuar rritje pagash për gjyqtarët dhe luftë pa kompromis korrupsionit në këtë sistem.
"Politikë pagash më të përmirësuar për ta. Personalisht do të jem në komunikim intensiv me qeverinë dhe Kuvendin për të realizuar një nivel pagash më të lartë për gjyqtarë të shkallës së parë dhe të apelit. Gjyqtarët që e shohin sistemin e gjyqësorit si një burim të pasurive të tyre, KLD dhe Presidentin do i kenë pas si kundërshtarët e tyre më të ashpër. Tashmë është koha që praktikat në shkelje të hapur të ligjit të bëhen publike dhe të gjithë ata gjykatës që ia mohojnë drejtësinë qytetarit të identifikohen nominalisht", tha Nishani.
Për sa i përket kryetari të ri të Gjykatës së Tiranës, Nishani bëri me dije se hapet gara e kandidatura. Ky post mbeti bosh për shkak të emërimit të Artan Zenelit si anëtar i Gjykatës së Lartë. /Start/
2012-08-07 11:50