E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarrëfikëset e Vlorës, nuk kanë ujë për të shuar zjarret

Furnizimi i zjarrfikseve me ujë përbën një nga problemet më madhore në rast reniesh zjarri në rrethin e Vlorës. Edhe pse ekzistojnë pikat e furnizimit, ato qëndrojnë të mbyllura ose në të shumtën e rasteve nuk ka ujë.
 

Ky fakt eshte bere i ditur nga shefi i Shërbimit të Policise per Mbrojtjen nga Zjarri në qarkun e Vlorës, Ernest Pasha, i cili tha se mjetet e zjarrefikesve kanë vështirësi të vazhdueshme në furnizimin e tyre me ujë, në pikat e caktuara të qytetit. Ai thotë se ekzistojnë hidrantet, por janë jashtë funksionit.

Vlora është një prej zonave më problematike sa i përket vatrave të zjarreve, ndaj shefi i shërbimit të Policise per Mbrojtjen nga Zjarri në qarkun e Vlorës ka kërkuar të merren masa urgjente për këtë problem, që është prezent prej disa kohësh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›