Dhunoi varret ne Boboshtice nje vit burg per kreun e OMONIA-s
Gjykata e Apelit të Korçës ka dënuar me 1 vit burg kryetarin e Shoqatës “OMONIA” Naum Disho, dhe liri me kusht për dy punëtorët, Alqi Koroveshi dhe Naum Zaçaj, të cilët u akuzuan dy vite më parë se dhunuan varrezat e vjetra të fshatit Boboshticë. Prokuroia e Apelit ka kërkuar ndryshimin e vendimit të gjykatës së shkallës së parë duke kërkuar që ata të pergjigjen penalisht edhe për akuzën e ndërtimit të paligjshëm. Prokurori i Apelit, në pretencën e tij ka kërkuar në bashkim të dënimeve, 2 vjet burg për Dishon dhe lirim me kusht për Koroveshin dhe Zaçen. Mbrojtja e të pandehurve ka hedhur poshtë akuzat e Prokurorisë duke kërkuar pafajësi për të pandehurit me argumentin se në sipërfaqen ku është ndërtuar platforma e betonit është një vazrrezë e vjetër dy shekullore ku pjesa më e madhe e varreve janë të paidentifikueshme. Ndërkohë gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkalles së parë 1 vit burg për Dishon.