E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekuestrohen 47 automjete luksoze

Vazhdon operacioni i koduar “Shtator 2008”. Opearcioni synon parandalimin e trafikimit të mjeteve motorike. Gjatë këtij operacioni u verifikuan rreth 1000 automjete në të gjithë territorin e vendit, prej të cilave rezultuan të trafikuara 47 automjete, kryesisht makina luksoze.

Kështu, bëhet fjalë për sekuestrimin e 18 automjeteve të tipit “Benz Mercedes”, 11 BMV, 5 Audi, si dhe tipe të tjera. Verifikimi i këtyre automjeteve u bë duke kordinuar punën me Interpol Tiranën dhe me homologët policorë të vendeve të ndryshme të Evropës Perëndimore.

Nga hetimet paraprake, i janë referuar prokurorisë së rretheve gjyqësore materialet hetimore për të proceduar penalish 52 shtetas, që dyshohet se kanë konsumuar elementët e veprës penale të “trafikimit të mjeteve motorike”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›